Dezinformimi
Përhapja e dezinformatave është një fenomen i kuptueshëm njerëzor. Daniell Kaneman, një psikolog që e ka fituar çmimin Nobel për Shkenca Ekonomike, e prezantoi konceptin "WYSIATI" - What you see is all there is ("Atë që e shihni është gjithçka që ekziston"), që do të thotë se njerëzit kanë prirje të mos e kërkojnë atë që ata nuk shohin.
Metamorphosis Foundation | 5 min read | Apr 23, 2024
Nevoja për objektivitet, neutralitet dhe ekuilibër në gazetari është një sfidë e përditshme për mediat profesionale, por një nga sfidat e mëdha për profesionalizmin në media vjen në kohë të zgjedhjeve. Procesi i zgjedhjeve paraqet një sfidë për mediat sepse vendos në fokus nevojën e tyre për t’u ofruar qytetarëve qasje te të gjitha faktet, opinionet dhe idetë në fushatë. Gazetarët, duhet gjithashtu të sigurojnë qasje për ata te mediat, ashtu që zëri i qytetarëve të mund të dëgjohet përtej fjalëve të debatit politik.
Metamorphosis Foundation | 4 min read | Mar 21, 2024
Kur ndodhin ngjarje ku ka ekstremizëm, gazetarët dhe qytetarët ndonjëherë më pyesin se si të raportojnë dhe si të bëjnë lajm. Kur duhet të vendosni se çfarë të publikoni tani në internet ose si artikull, me e mira do të ishte të ndaleni pak dhe të mendoni përmes bisedave me gazetarët dhe ekspertët e komunikimit.
Metamorphosis Foundation | 4 min read | Mar 21, 2024
Dëshmi jo e plotë. Selektim të argumenteve. Injorim të dëshmive të vërteta. Vlerësim i njëanshmëm. Tentim për të bindur opinionin të pranojë ndonjë pozicion të caktuar, duke fshehur fakte apo duke i dhënë opinionit argumente për ta shtypur një të vërtetë.
Metamorphosis Foundation | 2 min read | Mar 21, 2024
Kur shikoni film, bazuar vetëm në emrin e filmit, miratoni konkluzion se për çfarë bëhet fjalë, si do të zhvillohet skenari, cili do të jetë fundi? Jo, por të paktën ndani një orë e gjysmë, lëreni filmin t'ju çojë, t'jua ndryshojë konkluzionet, derisa të arrini në fund.
Meri | 5 min read | Jan 24, 2024
Fluksi i përmbajtjeve mediatike në hapësirën e internetit ndonjëherë neve si lexues na bën që të kërkojmë informacione të cilat janë të ndryshme nga të tjerat. Për publikun është jashtëzakonisht e rëndësishme të “zbulohet” diçka e re, e cila çon në informacione të freskëta për disa tema të rëndësishme shoqërore apo çështje me interes personal për individin. Megjithatë, ndonjëherë pas “të resë” qëndrojnë tituj bombastikë, pretendime spektakolare të pambështetura me prova, informacione të pakonfirmuara apo jozyrtare, si dhe dezinformata, të cilat mund të shkaktojnë më shumë dëm sesa që çojnë në një ndryshim pozitiv në shoqëri.
Бојан Блажевски | 3 min read | Jan 11, 2024
Mendoni se po e shikoni Presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski duke folur dhe duke u thënë ushtarëve të tij t'i lënë armët dhe të dorëzojnë luftën kundër Rusisë. Personazhi është ai, shprehjet e fytyrës janë ato, ai e hap gojën ashtu siç flet, por megjithatë, kjo nuk është e vërtetë. Videoja është e rreme.
Meri | 4 min read | Dec 20, 2023
Koncepti “mendo para se të klikosh” është edhe një prej faktorëve më të rëndësishëm lidhur me sigurinë e informacioneve. Kjo i referohet gjithë asaj që ju ofrohet në rrjetet sociale, në reklamat që ju paraqiten përderisa lexoni tekst të caktuar në ndonjë faqe interneti, në linqet që “ju thonë” t’i hapni derisa shihni ndonjë video në Youtube dhe ngjashëm.
Antonija Popovska | 2 min read | Dec 20, 2023
Imagjinoni që jeni peshk dhe se dikush po përpiqet t'ju kapë në grep - pikërisht në këtë mënyrë mundemi ta shpjegojmë nocionin "sulmi fishing" në mënyrën më të thjeshtë. Në përkufizimin që e ka botuar Fondacioni “Metamorfozis” në një nga publikimet e tij theksohet se fishingu është formë e mashtrimit që përfshin një sërë aktivitetesh nga përdoruesit e paautorizuar duke përdorur mesazhe të rreme nga e-posta dhe faqet e rreme të internetit të pjesës më të madhe të organizatave financiare, duke u përpjekur nga përdoruesit të marrin informacione personale konfidenciale, të tilla si numri unik i amzës, emri i përdoruesit, numrat PIN ose të dhënat e ngjashme.
Бојан Блажевски | 3 min read | Dec 20, 2023
Kovid-19 ishte shpikur qëllimisht për të shkatërruar njerëzimin. Me vaksinat kundër Kovid-19 përpiqen të na vënë çip. HAARP shkakton stuhi dhe përmbytje. Njeriu nuk ka shkelur kurrë në Hënë. Shtegu i bardhë që aeroplanët e lënë pas derisa fluturojnë janë në fakt helme me të cilat na spërkasin.
Meri | 5 min read | Dec 20, 2023
Agjencia globale e lajmeve Asoshiejted Pres (AP) është pioniere në përdorimin e inteligjencës artificiale në mediat. Qysh në vitin 2014, redaksia ekonomike e kësaj agjencie të lajmeve filloi të përdor inteligjencën artificiale për të automatizuar hartimin e teksteve për fitimet korporative të kompanive.
Бојан Блажевски | 5 min read | Dec 20, 2023
Goshe Nikolov | Dec 20, 2023
Propaganda dhe sulmi ndaj të vërtetës janë tok me njeriun nga ekzistenca e këtij të fundit. Po ta lexosh esenë e George Orwell, “Vështrim mbi luftën e Spanjës”, duket se po flet për propagandimin në vitin 2022, por në fakt ajo ese është shkruar plotë 8 dekada më parë.
Dren Gerguri | 5 min read | Dec 18, 2023
Numri i blerjeve online i qytetarëve të Maqedonisë është në rritje, por paralelisht shtohen edhe mashtrimet e qytetarëve gjatë blerjes në pikat virtuale të shitjes në internet. Që të shmanget “zbrazja” e kartelave kreditore përmes mashtrimeve, ekzistojnë disa rekomandime të cilat duhet t’i ndjekim si qytetarë gjatë blerjeve tona që i bëjmë në internet.
Бојан Блажевски | 3 min read | Oct 12, 2023
Fajësimi i NATO-s dhe i BE-së për tensionimin e situatës në veriun e Kosovës, është narrativa kryesore e RT-së (Russia Today) me propagandën që e shpërndan në vende të ndryshme nëpërmjet kanaleve të saj në gjuhë të ndryshme.
Dren Gerguri | 8 min read | Apr 26, 2023
Gjetjet e hulumtimit tregojnë se njerëzit nuk mund të bëjnë dallimin midis lajmeve të pavërteta dhe të vërteta. Ky problem gjithashtu prek shoqërinë kosovare, e cila ka një përqindje të lartë të qasjes në internet (93%). Një nga shenjat se dezinformimi ndikon në publikun në Kosovë është rezultati i rastit Raka i cili shpjegohet më poshtë.
Dren Gerguri | 6 min read | Mar 28, 2023
Inteligjencia artificiale po e ndryshon dhe do ta ndryshojë edhe më shumë mënyrën tonë të jetesës dhe të punës. Ky simulim i inteligjencës artificiale në makina që programohen për të menduar si njerëzit ka mundësuar që, sot, në disa fusha, njeriu të zëvendësohet nga makinat. Por, çfarë do të thotë kjo në fushën e informimit dhe cilat mund të jenë keqpërdorimet nga të cilat duhet të kemi kujdes?
Dren Gerguri | 5 min read | Feb 24, 2023
Informacioni mund të vijë nga burime të ndryshme. Më shpesh sesa jo, merrni telefonin ose hapni laptopin dhe filloni të lëvizni nëpër përmbajtje; duke klikuar dhe duke ndarë çdo gjë që duket interesante. Megjithatë, është mirë të dini se çfarë po ndodh prapa skenave…
Hive Mind | 3 min read | Apr 4, 2022
Në botën e sotme digjitale, lufta informative është dukshëm më e shprehur. Lufta në Ukrainë është duke u zhvilluar edhe në disa fronte të botës së informacionit, në frontin e videolojërave, të TikTok-ut dhe në atë të kontrolluesve të fakteve. Prandaj, përqendrimi i vëmendjes së gazetarëve edhe në Kosovë duhet të jetë në burimet e lajmit, në kontrollimin e tyre për të mënjanuar mundësitë e mashtrimit nga informacioni i manipuluar.
Dren Gerguri | 5 min read | Mar 24, 2022
Numri i madh i pëlqimeve, komenteve apo shpërndarjeve nuk do të thotë që pasqyron numrin real të përfshirjes së njerëzve në atë interaktivitet
Dren Gerguri | 4 min read | Sep 23, 2021
Kjo tregon që manipulimi me fotografi sikurse në këtë rast është propagandim i qëllimsh m duke u orvatur që të shtrembërohet e vërteta. Cheapfake të tillë janë të rrezikshëm sepse devijojnë realitetin dhe përpiqen të bindin njerëzit të besojnë diçka që nuk është e vërtetë.
Dren Gerguri | 3 min read | Aug 16, 2021
Verifikimi i infomacionit është bërë i nëvojshëm për gjithësecilin në ditët e sotme. Në rast se nuk e verifikon një informacion që e merr, atëherë e lë të hapur mundësinë që të biesh pre e ndonjë manipulimi. Prandaj, është qenësore që sot, në informacionet që i marrim, posaçërisht në portale dhe në medie sociale, të kemi një pikëpyetje mbi vërtetësinë e tyre deri në momentin që e verifikojmë dhe e eliminojmë atë pikëpyetje.
Dren Gerguri | 4 min read | Aug 11, 2021