Një nga mënyrat për rritjen e edukimit mediatik dhe për të fituar imunitet për njohjen e përmbajtjeve mediatike të bëra sipas standardeve profesionale gazetareske është kërkimi i impresumit. Një nga mënyrat për të kontrolluar nëse një medium online është i dyshimtë apo jo është publikimi i impresumit.
Çfarë është impresumi? Bëhet fjalë për një grup të dhënash që japin informacione për emrin dhe adresën e selisë dhe redaksisë së botuesit të medias, emrin e personit përgjegjës të botuesit të medias, emrin dhe mbiemrin e redaktorit përgjegjës, përkatësisht redaktorëve në përputhje me organizimin e brendshëm të redaksisë dhe titullin. E gjithë kjo është cekur në nenin 14 të Ligjit për media të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Edhe pse te detyrimi për përcaktimin e impresumit në këtë nen të legjislacionit maqedonas është vënë theksi në mediat e shtypit dhe radiodifuzerët, me përkufizimin në ligjin e njëjtë për atë se çfarë janë mediat, me konstruksionin e fjalisë "mjete për informim publik, përkatësisht çfarëdo lloji të komunikimit si gazeta, revista, programe të radios dhe televizionet, teleteksti dhe MJETE TJERA PËR PUBLIKIM TË PËRDITSHËM APO PERIODIK të përmbajtjeve në formë të shkruar”, sigurohet që baza ligjore për publikimin e impresumit të vlejë edhe për mediat online.
Krahas asaj që publikimi i impresumit paraqet detyrim ligjor në vendin tonë, për mediat online profesionale kjo është një prej kritereve kryesore për anëtarësim në Regjistrin e mediave online profeisonale PROMEDIA, që u themelua nën patronazhin e Këshillit të Etikës në Mediat e Maqedonisë (KEMM) dhe Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), si dhe me mbështetje të Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Një prej rregullave për anëtarësim në PROMEDIA për mediat online është që ato të kenë cekur impresum të besueshëm, emrin dhe mbiemrin e kryeredaktorit përkatësisht redaktorit përgjegjës, përbërjen e redaksisë, adresën dhe të dhënat tjera të nevojshme për kontakt të faqes së internetit e cila do të jetë e disponueshme për çdo lexues në çdo kohë.
Publikimi i impresumit është praktikë e cila në vendin tonë është marrë nga mediat që mbijetojnë në vendet e zhvilluara demokratike, ku është e paparamendueshme që shtëpia mediatike e cila është e përfshirë në formimin e mendimit publik në një vend të mos i ketë në dispozicion për publikun të dhënat themelore për strukturën e saj – redaksinë, pronësinë dhe detajet për kontakt me publikun.
Në tekstin e cekim shembullin me gazetën amerikane Uashington Post, e cila e ka publikuar redaksinë e përgjithshme me emër dhe mbiemër të profesionistëve përgjegjës dhe me postë elektronike të secilit prej tyre, që të mund t’i kontaktojnë individë të publikut.
Detajet e njëjta i kanë publikuar edhe për ekipin menaxherial të kësaj media amerikane.
Media tjetër e rëndësishme në korniza ndërkombëtare është Politiko, e cila në seksionin „Për Ne “ e publikon strukturën pronësore, ekipin redaktues dhe menaxherial i cili udhëheq me median.
Kjo praktikisht do të thotë se rregullimi për publikim të të dhënave themelore për median – e cila qëndron pas përmbajtjeve (tekste, fotografi, video) paraqet standard për çdo media profesionale. Çdo lexues duhet të mund t’i kontrollojë lehtësisht infromacionet në faqen e internetit për emrin dhe mbiemrin e kryeredaktorit përkatësisht redaktorit përgjegjës, përbërjen e redaksisë, adresën dhe të dhënat tjera të nevojshme për kontakt në faqen e internetit, e cila do të jetë në dispozicion për çdo lexues në çdo kohë. E njëjta vlen edhe për emisionet që transmetohen në stacionet e radios dhe televizionit, si në çdo edicion të shtypur në mediat e shtypit. Impresum është i detyrueshëm për të gjithë ne.
Së këndejmi, gjithmonë kur dyshoni për ndonjë përmbajtje që është publikuar në media të caktuar, krahas opsionit ta kontrolloni autorin e tekstit, fotografisë ose videos në median , si dhe të kaloni në mesin e radhëve të vetë përmbajtjes mediatike për t’i identifikuar burimet e informacioneve për temën konkrete, hap i tretë i rëndësishëm për kontroll të shpejtë të besueshmërisë së medias është leximi i impresumit të saj.