Përkushtimi për të rritur standardet në gazetari në nivelet e pritjeve të publikut gjatë fushatave zgjedhore është më i rëndësishëm se asnjëherë më parë duke pasur parasysh situatën e tanishme me lajmet e rrejshme që nxisin valë të dezinformatave.
Mbulimi i zgjedhjeve bart disa rreziqe që gazetarët duhet t’i parashikojnë, parandalojnë dhe zvogëlojnë, andaj më poshtë keni disa udhëzime për të mbuluar zgjedhjet:
· Mbroni etikën e gazetarisë
Çdo gazetar duhet të ndjekë Kodin e Gazetarëve në mbulimin e zgjedhjeve politike, duke pasur parasysh etikën kryesore profesionale në media.
· Pavarësia editoriale
Gazetaria e pavarur është pjesë thelbësore e çdo demokracie. Gazetarët në redaksi dhe në mbulimin e fushatës zgjedhore duhet të kenë kujdes që votuesit të kenë qasje në informacion të paanshëm dhe të pavarur.
· Verifikimi i fakteve
Saktësia e informacionit është prioritet gjatë raportimit për zgjedhjet dhe gazetarët duhet të përcjellin deklaratat e kandidatëve duke i kontrolluar ato me burime të tjera të besueshme siç janë: zyrtarët tjerë, organizatat e shoqërisë civile dhe monitoruesit e zgjedhjeve. Kujdes i veçantë duhet treguar për të konfirmuar, përpara se të publikohet, informacioni prej rrjeteve sociale, i cili mund të jetë mashtrues ose të jetë paragjykues në favor/kundër një kandidati ose partie politike.
· Mbani tonin e duhur në raportim
Fjalët dhe gjuha kanë rëndësi gjatë raportimit të zgjedhjeve. Gazetarët duhet të përdorin gjuhën e duhur dhe të shmangin tonin nxitës, hiperbolizues që mund të japë ose të minimizojë shpresat e votuesve për rezultatin e zgjedhjeve. Këtu përfshihen dhe komentime të matura të sondazheve, duke pasur parasysh se ato me kalimin e kohës mund të jenë jo të besueshme dhe nuk mund të zëvendësojnë raportimin e mire politik.
· Kujdes nga gjuha e urrejtjes
Zgjedhjet politike mund të jenë përçarëse në linja politike dhe etnike të partive politike. Gazetarët asnjëherë nuk duhet të ofrojnë hapësirë për politikanë që përçajnë dhe shpërndajnë gjuhë urrejtje. Duhet të kihet protokolle të qarta në redaksi për të shmangur keqpërdorimin e mediave për të nxitur dhune dhe urrejtje.
· Planifikim i mirë për raportim të sigurt të zgjedhjeve
Planifikimi është thelbësor për mbulimin efektiv të zgjedhjeve. Gazetarët duhet të kenë njohuri për të gjitha detajet e zgjedhjeve, duke përfshirë ditën e fillimit dhe të mbarimit të periudhës së fushatës dhe detajet e ditës së votimit siç janë: organizimi i votimit, orari i zgjedhjeve dhe shpallja e rezultateve, informata këto që mund të merren nga komisionet e zgjedhjeve.
· Përmbushni kërkesat e akreditimit të mediave
Gazetarët duhet të kontrollojnë kërkesat e institucioneve për mbulimin e zgjedhjeve dhe të aplikojnë në kohë për akreditimin e tyre për të shmangur vonesat dhe mohimin e qasjes te kandidatët, vendet e komisioneve zgjedhore, qendrat e votimit etj. Akreditimi është gjithashtu shumë i rëndësishëm për të siguruar lëvizjen e lirë kur ka kufizime në lidhje me zgjedhjet.
· Kini kujdes për shenja të konfrontimit
Në një situate të paqëndrueshme politike, gjithçka mund të ndodhë. Gazetarët duhet të kenë kujdes për disa shenja të caktuara të dhunës. Këto përfshinë praninë e armëve në ngjarje (gurë, shkopinj, armë, gaz kundër lotsjellës etj). Gjithashtu është jetike të dëgjosh se çfarë thonë njerëzit në turmë, duke përshirë organizata mediatike.
Së fundit, gazetarët duhet të vëzhgojnë praninë e forcave të sigurimit dhe sjelljes së tyre ndaj turmës.
· Mbrohu
Nëse fillon ndonjë lloj dhune, kërkoni një vend të sigurt për të filmuar dhe për të bërë fotografi në zonën më të afërt të konfrontimit. Gazetarët duhet të shmangin në çdo kohë përballjen me turmën dhe duhet çdoherë t’i mbajnë kredencialet e dukshme edhe nëse dhuna nuk është e drejtuar drejt mediave. Nëse ka dhunë ndaj tyre, ata duhet të kërkojnë mbrojte nga forcat e sigurimit dhe të largohen nga vendi.