JEMI KOMUNITETI I PRAKTIKËS

Një grup organizatash dhe aktivistësh anembanë Evropës që punon drejt forcimit të shoqërisë civile për t’iu përshtatur sfidave të reja në botën digjitale. Hive Mind është krijuar për ju që të trajnoheni, ndani dhe mësoni në një mjedis të sigurt. Besojmë në rëndësinë e ngritjes së rezistencës online dhe jemi këtu për t’ju ndihmuar në këtë udhëtim. Besojmë në lirinë e informacionit, e cila sa vjen dhe po sfidohet nga keqinformimi i sofistikuar dhe taktikat e informimit të rremë. Besojmë se puna për mbështetjen e këtyre lirive nis me ndërtimin e aftësive edukuese të medias kudo në shoqërinë civile dhe në komunitetet ku njerëzit bashkohen për të krijuar besim dhe lidhje shoqërore.

Çfarë bëjmë?

Kemi ndërtuar një hapësirë për të fituar aftësi dhe njohuri të reja për të përkrahur komunitetet rezistente;

- për të pasur një qasje kritike duke gjetur burime të qëndrueshme informacioni
- për të kapërcyer flluskat e informacionit dhe
- për të kuptuar më në thellësi raportimet që qarkullojnë përreth
- për të zotëruar teknologjinë e duhur për të mposhtur faktet e shtrembëruara e të manipuluara
- për të fituar akses për të luftuar raportimet që përforcojnë rezistencën digjitale
- për të krijuar raportime pozitive dhe për t’u dëgjuar dhe kuptuar nga një audiencë më e gjerë

SHTYLLAT

  • Lidhjet dhe komuniteti

    Ambicia jonë është të ndërtojmë një rrjet të madh e të fortë sigurie për komunitetin e praktikës. Këtu do të mund të lidheni me aktivistë të tjerë, trajnerë dhe anëtarë të komunitetit nga Evropa Qendrore Lindore dhe përtej saj.

  • Rezistenca

    Kjo na nevojitet tani. Dhe atë mund ta rritim vetëm bashkërisht.

  • Njohuri dhe praktikë

    Mjedis me materiale të verifikuara dhe të përditësuara për të mundësuar të mësuarit sipas ritmit të secilit individ. Por edhe për të përhapur njohurinë në komunitetet vendore, kudo që e shihni se nevojitet.