Për shembull, kur do të merrni postë elektronike dhe nëse në të kërkohet të klikoni në faqe të caktuar interneti, parashtroni këto pyetje dhe mendoni – Kush është dërguesi i këtij emaili dhe nëse ky është burim i besueshëm? A është posta elektronike origjinale? Cila është adresa e burimit? Çfarë është drejtshkrimi dhe konteksti? A është linku legjitim?
Lidhur me atë, si t’i mbroni informatat tuaja, ja disa këshilla të cilat do të jenë të dobishme për ju. Asnjëherë mos zbuloni detaje të sigurisë, siç janë detajet për llogarinë tuaj ose disa çështje të sigurisë.
Mos u mbështetni në atë se posta e caktuar elektronike, teksti ose thirrja telefonike janë autentike. Shfrytëzoni internet për t’i konfirmuar detajet për kontaktin, nëse është e nevojshme.
Mos nxitoni. Në vend të kësaj, organizohuni në mënyrë të vërtetë. Dëgjoni instinktet tuaja, dhe nëse ka diçka që nuk ju duket në rregull, atëherë do të dini. Mbani punët nën kontroll, mos bëni panik dhe merrni vendim për të cilën nuk do të pendoheni.
Sot në botë, rreth pesë miliardë njerëz përdorin internet, e numri më i madh i tyre nuk i përdorin rrjetet sociale si mjet komunikimi. Megjithëse është zbavitës, ai komunikim mund të jetë i rrezikshëm, dhe kështu, kur njerëzit shpërndajnë informata personale për vete, ato mund të bëhen objektiv i mashtruesve dhe hajdutëve të identitetit.
Si të jeni të kujdesshëm dhe cilat masa t’i ndërmerrni që ta mbroni veten dhe miqtë dhe familjen tuaj në rrjetet sociale?
Gjithmonë shfrytëzoni cilësimet më të fuqishme për privatësi. Kontrolloni pjesën Cilësimet e profilit tuaj në rrjetet sociale dhe kontrolloni nëse atë që e publikoni mund ta shohin vetëm miqtë tuaj. Mendoni çfarë publikoni para se ta publikoni. Është lehtë për njerëzit që të kuptojnë gabimisht shaka ose meme zbavitëse, veçanërisht me miliarda njerëz atje ku mund t’i shohin.
Shpesh ndodh që në “çat” në komunikimin tonë të mesingjerit ose instagramit, të merrni link të cilin nëse e hapim, do të informohemi, për shembull, për lëshime të caktuara në ndonjë dyqan ose brend, por shpesh ato janë linqe të pasigurta për hapje. Mendoni para se të klikoni!