Studimi anketoi mbi 3,000 lexues të lajmeve në internet me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, secili duke vlerësuar një nga 24 artikujt e lajmeve, gjysma e shkruar nga njerëzit dhe gjysma e prodhuar nga automatizimi.

A e dini cilat ishin gjetjet? Edhe pse ka mbikëqyrje editoriale nga gazetarët, artikujt e gjeneruar nga IA nuk ishin të kuptueshme në krahasim me tekstet e shkruar nga autorë njerëz. Autori kryesor, Sina Thäsler-Kordonouri vuri në dukje se lexuesit un përgjigjën se artikujt e automatizuar në përgjithësi “janë më pak të kuptueshëm”.

Një nga ankesat kryesore ka të bëjë me përzgjedhjen e gjuhës në artikujt e shkruar me IA, lexuesit vunë në dukje një tepricë fjalësh të pazakonta ose tepër komplekse. Një tjetër pikë e rëndësishme dhe e dobët e IA-së ishte mënyra se si ajo trajton numrat dhe të dhënat. Për shumë lexues, ky trajtim është konfuz dhe prish rrjedhën e artikullit, duke i lënë ata më pak të kënaqur me përmbajtjen e automatizuar.

Është interesante se për lexuesit, sa i përket rrjedhës dhe strukturës narrative të teksteve, nuk ka dallim nga kush është shkruar sepse duken të barabarta. Sidoqoftë, zgjedhja sfiduese e fjalëve dhe trajtimi i vështirë i të dhënave mbeten pengesë për artikujt e prodhuar nga IA.

Profesori Neil Thurman, i cili drejtoi projektin, theksoi se përmirësimi i procesit të automatizimit të përmbajtjeve mund të ndihmojë në kapërcimin e hendekut të lexueshmërisë. Ky proces përfshin jo vetëm thjeshtimin e gjuhës, por edhe gjetjen e mënyrave për ta bërë tekstin që ka më shumë të dhëna më të kuptueshëm në mënyrë intuitive nga lexuesit.

Ky hulumtim nxjerr në pah rolin e rëndësishëm të redaktorëve njerëzorë në krijimin e përmbajtjes së IA. Përderisa redaksitë e konsiderojnë mundësinë të shfrytëzojnë potencialin e IA, balancimi i efikasitetit me qartësinë e teksteve mbetet thelbësor.

“Rezultatet tona tregojnë rëndësinë jo vetëm të ruajtjes së përfshirjes njerëzore në prodhimin e automatizuar të përmbajtjes së lajmeve, sidomos ato që kanë më shumë të dhëna, por edhe të përsosjes së saj nga dora njerëzore,” tha Thäsler-Kordonouri.

Përderisa jetojmë në kohë kur automatizimi i proceseve ka marrë hovin dhe nuk do të ndalet, ky studim e bën të qartë një gjë: prekja dhe rishikimi njerëzor ende luan rol kritik dhe kyç në bërjen e lajmeve me rëndësi, masive dhe tërheqëse.