Në jetë, si çdo herë, aty ku ofrohen mundësitë, ekzistojnë edhe rreziqet. Interneti mund të krijojë varësi, fëmijët dhe të rinjtë në rrjetin social mund të ngacmohen, të dhënat e tyre personale mund të keqpërdoren, mund të vijë deri në sulme seksuale.

“Si mundem unë të mbrojë fëmijën time nga këto rreziqe? Sa orë nëpër media dhe prej cilës moshë është e arsyeshme?”. Këto pyetje i parashtrojnë me të drejtë prindërit dhe personat e tjerë kujdestarë.

Fëmijët duhet të mësohen me përdorimin kritik të mediave digjitale

Një gjë është e sigurt: Nuk mundeni thjeshtë dhe as që është e arsyeshme fëmijët ti izoloni. Mediat e reja janë një normalitet nëpër shkolla dhe në vende të punës, ata ndihmojnë në zgjidhjen e shumë detyrave. Përveç kësaj mediat ofrojnë edhe mundësi të shumëllojshme për zhvillim dhe mësim.

Prandaj edhe është e rëndësishme, që të rinjtë të mësohen të vlerësojnë në mënyrë kritike përmbajtjen, ti dallojnë rreziqet e mundshme, dhe të dinë se si të mbrojnë veten e tyre. Gjatë kësaj prindërit dhe mësuesit kanë një funksion të rëndësishëm shoqëruesi, si dëgjues i besuar, bashkëbisedues i gatshëm të ndihmojë dhe shokë i interesuar të mësojë.

Fëmijët kanë nevojë për shoqërues aktiv nga të rriturit në mediat e përditshme

Ne dëshirojmë që ti inkurajojmë prindërit dhe mësuesit, që ti shoqërojnë në mënyrë aktive fëmijët dhe të rinjtë në përdorimin e mediave digjitale të përshtatshme për moshën e tyre.

RREGULLAT E ARTA

Shoqërimi është më i mirë sesa ndalimet. Fëmijët në botën digjitale duhet të shoqërohen nga prindërit. Flisni me fëmijën mbi përvojën e tij në mediat digjitale. Fëmijët kanë nevojë për shembull kompetent për mediat. Personat përkujdesës për fëmijët dhe të rinjtë janë shembull për përdorimin e mediave. Prandaj kontrolloni shprehitë tuaja me mediat.

3-6-9-12-Rregull i përgjithshëm

Jo televizor ndër 3 vjeç, jo lojra konsole personale para 6 vjeç, Internet pas 9 vjeç dhe rrjetet sociale pas 12 vjeç. Vini re moshën e lejuar.

Caktoni së bashku kohën para ekranit

Përcaktoni së bashku me fëmijën tuaj se sa kohë gjatë ditës ose gjatë javës mund të kalojë para ekranit. Vendosni kufi të qartë dhe kujdesuni që ti përmbahet marrëveshjes.

Ofroni aktivitete argëtuese pa media digjitale.

TV, Kompjuteri dhe tastiera për lojëra nuk e kanë vendin në dhomën e fëmijëve

Vendosni pajisjet në një dhomë të përbashkët. Mbani nën vëzhgim Smartphonin dhe Tabletin.

Shikoni saktësisht me cilin komunikon fëmija juaj

Takimet nga njoftimet në online duhet të bëhen vetëm të shoqëruara nga të rriturit dhe në vende publike.

Keni kujdes me të dhënat private në rrjete

Thoni fëmijës tuaj, që nuk duhet ti jep të dhënat personale si emrin, adresën, moshën dhe numrin e telefonit, përveç nëse më parë për këtë ka biseduar me Ju.

Diskutimet e hapura janë më të mira sesa Filtër-Software.

Bisedoni me fëmijën tuaj mbi seksualitetin dhe dhunën në mënyrë të përshtatshme për moshën e tyre. Një Filtër-Software është e dobishme, por nuk garanton mbrojtje të plotë.