Kjo është për filmat. Ndryshe është për lajmet. Për lajmet, ekzistojnë kërkime që më shumë se gjysma e përdoruesve të rrjeteve sociale e lexojnë vetëm titullin e tekstit, përpara se të shkruajnë koment, të klikojnë mbi një “emoxhi” të caktuar ose të miratojnë konkluzion se për çfarë bëhet fjalë.
Jetojmë në epokën e vërshimit nga informacionet, ku bombardohemi me mijëra lajme, artikuj, blogje, komente, tvite dhe tituj duke u përpjekur t'jua tërheqin vëmendjen me sa më pak shkronja. Njerëzit nxitojnë, ndërsa nga ana tjetër ka nxitje për të konsumuar sa më shumë informacione. Problemi më i madh me konsumimin e gjithçkaje të mundshme me shpejtësi të madhe është se në fund e humbim fokusin në nxënien e njohurive. Ka dallim të madh nga ajo të lexojmë, të dëgjojmë ose të shikojmë diçka me shpejtësi, deri te kushtimi i vëmendjes dhe marrja e fotografisë reale të asaj që autori dëshiron ta thotë.
Ndikimi i titujve tërheqës bëhet vektori kryesor për t'i detyruar njerëzit të konsumojnë produkte të caktuara mediatike. Mediat, në atë garë për tituj, shikojnë ta zgjedhin titullin më tërheqës. Ndonjëherë, thjesht do ta kalojmë atë, por përsëri do të mbetet në kokën tonë, ndonjëherë do të klikojmë mbi tekst dhe ka shumë të ngjarë të përcaktojmë që titulli nuk korrespondon fare me tekstin, dhe ndonjëherë, nëse titulli ngjall emocione zemërimi ose inati, do të marrim të drejtën të komentojmë pa lexuar fare me detaje se për çfarë bëhet fjalë.
Titujt, gjithsesi, janë karremi i parë dhe themelor për lexuesit: tek ato mediat profesionale - qëllimmira (për t'ju çuar të merrni fotografi të plotë të ngjarjeve), ndërsa për mediat klik-bejt, nuk janë gjë tjetër veçse luftë për para. Në fund të fundit, çdo person i edukuar mjaftueshëm do të jetë në gjendje ta konkludojë këtë thjesht duke klikuar në tekst dhe duke lexuar përmbajtjen.
“Ja çfarë tha nëna e vajzës së vrarë”, ishte vetëm një nga titujt që së fundmi bëri jehonë në publik, që kur të hapni tekstin do të shihni se nuk ka asnjë fjalë nga nëna – askush nuk ka tentuar as të kontaktojë, as ajo me vetiniciativë nuk deklaroi diçka. Por, ky titull i rremë dezinformimi duhet të ketë “detyruar” mijëra njerëz që të klikojnë mbi të, në krahasim me titullin e caktuar që nuk është aq tërheqës, por e përmban të vërtetën.
Pikërisht për këtë arsye, në botën e bombarduar me artikuj ku klikimet dhe shikimet numërohen në valuta, duhet të zgjedhim burimin tonë të informacioneve me shumë mençuri. E gjithë fuqia e zgjedhjes fshihet tek ne - kujt do t'i besojmë, dhe kështu do të bëjmë edhe përzgjedhjen e lajmeve, madje edhe të atyre që thjesht "fluturojnë" para nesh. Çdokush mund ta bëjë këtë. Madje edhe kur ndonjë titull na duket shumë tërheqës dhe pothuajse i pamundur, ka shumë probabilitet që të jetë pikërisht kështu – i pamundur, i rremë, manipulues. Prandaj, para se të komentoni diçka me shumë emocione (sepse pikërisht për këtë është vendosur titulli i tillë, për t'ju shkaktuar ndjenja ekstreme), duhet të lexoni të gjithë përmbajtjen në detaje dhe vetëm atëherë të konkludoni nëse ajo që përmban titulli është vërtet kaq shumë "bombastike".
Pra, të mos harrojmë një eksperiment shumë tragjikomik, kur The Science Post publikoi tekst me titull "Studimi: 70% e përdoruesve të Fejsbukut i lexojnë vetëm titujt e historive shkencore përpara se t'i komentojnë". Nuk kishte asgjë tjetër në tekst. Fjalia e parë ishte e njëjtë me titullin, ndërsa pjesa tjetër e tekstit ishte Lorem ipsum, tekst i përgjithshëm pa kurrfarë kuptimi. Por, siç shkruan edhe më lart, te numri më i madh i lexuesve, në mendjen e tyre mbeti vetëm titulli - se 70 për qind e përdoruesve të Fejsbukut i lexojnë vetëm titujt përpara se t'i komentojnë. Studimet e mëtejshme treguan se, në fakt, bëhet fjalë për 59 për qind, që gjithashtu nuk është numër i vogël.
Prandaj, informimi cilësor është më se i rëndësishëm. Në vend që të mbushim kokën me qindra lajme, të rreme, të sakta, manipuluese, informative, le të mbushim kokën me burime informacionesh të kontrolluara mirë, të detajuara që ne do t'i përzgjedhim me vetëdije. Çelësi është të jemi mirë, dhe jo të informuar sipërfaqësisht. Prandaj, nëse tashmë jemi të fiksuar pas karremit të shikojmë titullin klik-bejt, atëherë nuk përjashtohet mundësia që të lexojmë të gjithë tekstin, për t'u siguruar dhe ndërgjegjësuar se kemi hyrë në karrem. Në fakt, kështu edhe “zmadhohet" arsimimi mediatik. Dhe më pas, me kalimin e kohës, do të edukohemi mjaftueshëm aq sa t'i njohim menjëherë titujt manipulues, kështu që nuk do të ketë nevojë t'i klikojmë ose t'i komentojmë. Do të ishte njësoj sikur vazhdimisht të blejmë gjëra nga e njëjta shitore që me ngulm na shet mallra të dëmtuara.