Politika e kukive (Cookie)
Kjo politikë e kukive (cookie) ju ofron informacion në lidhje me kukit dhe teknologjitë e ngjashme që TechSoup mund të vendosë në pajisjen elektronike që përdorni kur vizitoni faqet e internetit të TechSoup.
Çfarë janë kukit?
Kuki është një skedar i vogël tekstual që një faqe interneti e ruan në kompjuterin ose pajisjen tuaj celulare kur vizitoni atë faqe. Ai i mundëson faqes së internetit të kujtojë veprimet dhe preferencat tuaja (të tilla si të dhënat e identifikimit, gjuha, madhësia e shkronjave dhe preferencat e tjera të ekranit) gjatë një periudhe kohore, kështu që nuk keni nevojë që vazhdimisht t'i rifusni ato sa herë që ktheheni në faqen e internetit ose shfletoni nga një faqe në tjetrën.
● Kukit e sesionit janë kuki të vendosura nga faqja e internetit që vizitoni. Vetëm ajo faqe interneti mund t'i lexojë ato. Përveç kësaj, një faqe interneti mund të përdorë potencialisht shërbime të jashtme, të cilat vendosin gjithashtu kukit e tyre, të njohura si kuki të palëve të treta.
● Kukit e përhershme janë kuki që ruhen në kompjuterin tuaj dhe nuk fshihen automatikisht kur largoheni nga shfletuesi juaj, ndryshe nga një kuki sesioni, i cili fshihet kur largoheni nga shfletuesi.
Kukit mund të përdoren gjithashtu për të mbledhur statistika anonime në lidhje me përvojën e shfletimit në faqet tona të internetit.
Kukit që përdorim
Thelbësore.
Këto kuki janë thelbësore për të mundësuar lëvizjen tuaj nëpër faqen tonë të internetit dhe për t'ju siguruar akses në veçoritë pas identifikimit, si p.sh. profili dhe llogaria juaj, burimet që janë të disponueshme vetëm për anëtarët dhe zona të tjera të sigurta të faqeve tona të internetit. Ata nuk mbledhin informacione rreth jush që mund të përdoren për qëllime marketingu. Kjo kategori e kukive nuk mund të çaktivizohet.
Kukit funksionale.
Këto kuki u lejojnë faqeve tona të internetit të kujtojnë zgjedhjet që bëni për të ofruar një përvojë më të personalizuar në internet, si p.sh. cilësimet tuaja dhe historikun e kërkimit. Ato gjithashtu mund t'ju mundësojnë të shikoni video dhe të përfshiheni me reagime dhe mjete sociale, të tilla si bloget, mjetet për bisedë dhe forumet.
Pa këto kuki, një faqe interneti nuk mund të kujtojë zgjedhjet që keni bërë, të personalizojë përvojën tuaj të shfletimit ose të përdorë disa nga veçoritë dhe funksionet e faqes së internetit.
Statistikat.
Këto kuki anonime na ndihmojnë të kuptojmë se si përdoruesit ndërveprojnë me faqet tona të internetit duke ofruar informacione rreth zonave të vizituara, sa kohë është kaluar atje dhe çdo problem që mund të jetë hasur, si p.sh. mesazhet e gabimit. Përdorimi i tyre na ndihmon të përmirësojmë performancën e faqeve tona të internetit.
Për shembull, ne përdorim “Google Analytics“ për të na ndihmuar të analizojmë se si përdoren faqet tona të internetit, duke përfshirë numrin e vizitorëve, vendet nga të cilat vizitorët kanë lundruar në faqet tona të internetit dhe faqet në ueb-faqet tona të internetit në të cilat lundrojnë vizitorët tanë. Mësoni rreth
praktikave të privatësisë së Google.
Pa këto kuki, ne nuk mund të mësojmë nëse faqet tona të internetit funksionojnë siç duhet ose të bëjmë përditësime që, si rezultat, mund të përmirësojnë përvojën tuaj të shfletimit.
Kukit e marketingut.
Këto kuki mbledhin informacion në lidhje me zakonet tuaja të shfletimit dhe përdoren për të na ndihmuar të kuptojmë interesat tuaja në mënyrë që të mund të ofrojmë përmbajtje që është më relevante për ju. Ato gjithashtu na ndihmojnë të masim efektivitetin e fushatave reklamuese në faqet tona të internetit. Ne mund ta ndajmë këtë informacion me palët e tjera, duke përfshirë reklamuesit tanë dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve.
Kukit e mediave sociale
Kukit e mediave sociale mbledhin informacione rreth përdorimit të mediave sociale. Ne vendosim partneritete me palë të treta për t'ju ofruar lidhje me rrjete të caktuara sociale, si p.sh. Facebook, Twitter dhe LinkedIn. Këto kuki mund të ofrojnë gjithashtu informacione për vizitën tuaj te palët e treta, në mënyrë që ata t'ju paraqesin reklama për shërbimet e TechSoup që mund t'ju duken interesante dhe na ndihmojnë të gjurmojmë efektivitetin e përpjekjeve tona të marketingut.
Sa kohë qëndrojnë kukit në pajisjen tuaj?
Për nga natyra, kukit janë ose "të sesionit" ose "të vazhdueshme". Kukit e sesionit mbeten në pajisjen tuaj deri në fund të një sesioni të shfletuesit, që zakonisht ndodh kur largoheni nga faqja jonë e internetit.
Kukit e vazhdueshme "vazhdojnë" përtej kohëzgjatjes së sesioneve të shfletuesit tuaj. Ato mbeten në pajisjen tuaj pasi të largoheni nga faqja jonë e internetit, zakonisht për periudha që variojnë nga një ditë deri në dy vjet.
Si mund të kontrolloni dhe fshini kukit
Ju mund të menaxhoni kukit në mënyra të ndryshme. Vetëm Kukit thelbësore nuk mund të çaktivizohen. Ju lutemi mbani në mend se heqja ose çaktivizimi i kukive të caktuara mund të ndikojë në përvojën tuaj të përdoruesit dhe pjesë të këtij sistemi mund të mos jenë më plotësisht funksionale.
Ju mund të ndryshoni preferencat dhe cilësimet tuaja të kukive për kukit jo-thelbësore në çdo kohë duke klikuar në faqen e kukive ose duke përdorur shfletuesin tuaj.
Duke përdorur shfletuesin tuaj
Gjithashtu mund të çaktivizoni një pjesë të madhe të kukive përmes shfletuesit tuaj. Për ta bërë këtë, ndiqni udhëzimet e vendosura në menytë "Help" (Ndihmë), "Tools" (Mjetet) ose "Edit" (Redakto) në shfletuesin tuaj. Ju lutemi vini re se çaktivizimi i një kukie ose i një kategorie të kukive nuk e fshin kukin nga shfletuesi juaj. Do të duhet ta bëni këtë në mënyrë manuale. Për udhëzime se si të menaxhoni kukit në shfletuesin tuaj, ju lutemi vizitoni faqen për shfletuesin që përdorni:
Ju mund të jeni në gjendje të gjeni informacione në lidhje me shfletues të tjerë duke vizituar faqen e internetit të zhvilluesit të atij shfletuesi.
Google Analytics
Kukit që i vendosim përpara se të hiqni dorë prej tyre
Nëse ndryshoni preferencën tuaj të kukive për të çaktivizuar kuki të caktuara, informacioni i mbledhur përpara ndryshimit të preferencës mund të përdoret edhe më tej. Megjithatë, ne do të ndalojmë të përdorim kukit e çaktivizuara për të mbledhur çdo informacion të mëtejshëm. Ju lutemi mbani mend se çaktivizimi i një kukie ose i një kategorie të kukive nuk e fshin kukin nga shfletuesi juaj. Do të duhet t’i fshini kukit në mënyrë manuale.
Kukit e faqeve të internetit të palëve të treta
Kukit e palëve të treta janë kuki të vendosura nga dikush tjetër përveç TechSoup për qëllime të tilla si mbledhja e informacionit mbi sjelljen e përdoruesit. Kur përdorni faqen tonë të internetit, mund të hasni në përmbajtje të integruara, të tilla si video nga YouTube, ose mund të drejtoheni në faqe të tjera interneti për të marrë pjesë në një anketë ose për të paraqitur një aplikim për punë. Këto faqe interneti dhe përmbajtje të integruara mund të përdorin kukit e tyre. Ne nuk kemi kontroll mbi vendosjen e kukive nga faqet e tjera të internetit, edhe nëse drejtoheni atje nga faqja jonë e internetit. Ne ju inkurajojmë të rishikoni politikat e privatësisë dhe të kukive të vendosura në ato faqe interneti për informacion rreth përdorimit të kukive atje.
Pyetje?
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me atë se si i përdorim kukit dhe teknologjitë e ngjashme, ju lutemi na kontaktoni me e-mail:
privacy@techsoup.org