Sigurisht në titullin e dytë, meqë dëshironi të dini se si do të ndikojë moti i lig në ditën tuaj dhe në obligimet dhe planet tuaja të përditshme. Ky është parimi i njëjtë që e shfrytëzojnë mediat, praktikisht e tërheqin publikun të jetë në rrjedhë, që të mund të dëgjojë se sa punë të caktuara mund të jenë të rrezikshme dhe të shkaktojnë turbulenca ose ndryshime në jetën e tyre. Është më se e qartë se “moti i bukur” nuk mund të shkaktojë kaq turbulencë ose rrezik sa mund të shkaktojë stuhia.
Numër i madh i shkrimeve, hulumtimeve, bisedave me ekspertë nga fusha e psikologjisë e kanë qasjen e njëjtë dhe janë në vijën e njëjtë kur bëhet fjalë për reagimin e njerëzve/publikut ndaj lajmeve të këqija, negative, duke u udhëhequr nga evolucioni i reagimit të rreziqeve. Kjo është ajo që ka shkaktuar diçka që quhet “anshmëri negative”. Mendja e njeriut reagon në mënyrë instiktive, edhe fizikisht edhe psikologjikisht. Emocionet të cilat njerëzit i përjetojnë kur diçka përbën kërcënim ose rrezik potencial, pa dallim nëse është e drejtpërdrejtë ose jo, janë shumë më intensive sesa emocionet pozitive.
Hulumtimet tregojnë se emocionet negative kanë potencial shumë më të fuqishëm sesa ato pozitive, andaj njerëzit reagojnë shumë më fuqishëm në të parët. E gjithë kjo do të thotë se ka më shumë gjasa që t’u kushtojmë më shumë vëmendje lajmeve/storieve që shkaktojnë emocione negative.
Së këndejmi, mediat e kanë të vështirë të bëjnë një storie të mirë ose titull klik-bejt për faktin që, për shembull, “ Marko është mirë dhe tek ai nuk ka asgjë të re”. Fakti fatkeq është se negativiteti i shet tregimet. Njerëzit nuk do të gjejnë kënaqësi të thellë në informatën se Marko është mirë dhe atij nuk i ndodh asgjë të re. Reagim shumë më i madh, gjithsesi negativ, do të krijohet nëse lexoni se ka ndodhur vrasje, aksident në trafik, mot i lig, ndërsa nga ana tjetër, ju jeni mirë dhe momentalisht nuk keni kërcënim për jetën tuaj.
Kur identifikojmë diçka negative, kjo vepron si magnet. Instikti i njeriut hyn në fuqi menjëherë dhe anon që ta zbulojë misterin dhe t’i mbledhë të gjithë njohuritë për punët negative lidhur me temën. Gjithashtu, leximi i lajmit të keq mund të shërbejë edhe si sinjal se duhet të jemi të kujdesshëm që të shmangim rrezik.
Gjithashtu, ekzistojnë dëshmi eksperimentale se njerëzit reagojnë në mënyrë më të shpejtë, në mënyrë më instiktive ndaj fjalëve negative. Hulumtimet tregojnë se në eksperimente të caktuara laboratorike, kur njerëzit është dashur të dridhen kur do të dëgjojnë një fjalë të caktuar, reagimi ka qenë më i shpejtë kur janë dridhur ndaj fjalëve “kancer”, “bombë” ose “luftë” sesa ndaj fjalëve “foshnjë”, “buzëqeshje” ose “argëtuese”
Hulumtimet tregojnë se kur do të ndodhë diçka të keqe, njerëzit janë më të prirë në atë që të akuzojnë tjetër person, të gjejnë fajtorin konkret dhe atje të shfryjnë tërbimin e tyre, sesa, për shembull, të mbështesin një njeri i cili ka bërë diçka të mirë. Kritika sikur gjithmonë të vijë para mbështetjes.
A mund të akuzohen për këtë mediat sociale? Deri diku po, por jo plotësisht. Që në vitin 2021, hulumtimi në këtë temë ka treguar se “e keqja është më e fuqishme se e mira” – para epokës së përshkallëzimit të përdorimit të rrjeteve sociale. Kjo sugjeron në tendencën lidhur me perceptimet e njeriut dhe me natyrën e njeriut, më shumë sesa me rrjetet sociale, të cilët vetëm e vërtetojnë tezën se “e keqja është më e fuqishme se e mira” dhe i shtojnë peshë të njëjtës.
A mund të nënvlerësohet roli i mediave? Absolutisht jo. Sa mediat nga lajmi i keq do të bëjnë një lajm ende më të keq, sa senzacionalizmi e përfshin pjesën më të madhe të ambientit mediatik, e në bazë të kësaj do të shumohen titujt klik-bejt, tregon se sa është pjesëmarrja e shfrytëzimit të uritur të natyrës së njeriut.
Së këndejmi, mediat qëndrojnë para një sfide serioze – a do t'u japin njerëzve atë që duan në një moment të caktuar instinktiv, që përmbajnë dezinformata ose informacione të paplota dhe do t'i ushqejnë me kalori boshe që mund të shkaktojnë pasoja të rënda, ose, nga ana tjetër do të fusin dhe do të këmbëngulin për balancë, duke paraqitur jo vetëm një botë bardh e zi, por edhe gri.
Të mos harrojmë, në fund të fundit, faktin që “Marko është mirë dhe nuk ka asgjë të re tek ai” nuk është për t’u nënvlerësuar. Përkundrazi, nuk duhet të harrojmë tezën se shumica e gjërave nga të cilat kemi frikë nuk do të na ndodhin kurrë.