Për t'i shmangur kurthet e profileve të rreme, është e nevojshme t'i perceptoni disa pika kryesore në mënyrë që të siguroheni që profili që ju ka kontaktuar është i vërtetë dhe jo i rremë.
Gjithnjë që do të lidheni në mediat sociale, prisni të komunikoni me njerëz të vërtetë, por ndonjëherë personi pas fotografisë së profilit mund të mos jetë real. Personat që zakonisht kanë profile të tilla nuk janë të sigurtë në karakter, ose kanë për qëllim t'ju dëmtojnë duke vjedhur informacione ose duke shkaktuar tallje dhe përbuzje.
Si t'i dalloni lehtësisht profilet e rreme?
Zakonisht profilet e rreme vërehen për nga fotografia e profilit, kështu që nevojitet analizë e mirë e fotografisë së vendosur në profil, lidhur me faktin nëse është krijuar nga inteligjenca artificiale dhe nëse përputhet me emrin e profilit.
Aktiviteti i përditshëm në profil është shumë i rëndësishëm, nëse aktiviteti në profil është i periudhës së fundit, atëherë në shumicën e rasteve është profil i rremë, dhe nëse nuk ka fare aktivitet, atëherë sigurisht që është bërë kohët e fundit dhe me qëllim të caktuar.
Lista e miqve dhe ndjekësve është edhe një karakteristikë tjetër në serinë e karakteristikave për të dalluar nëse profili është i vërtetë. Numri më i madh i ndjekësve dhe miqve na tregon automatikisht se profili i përket dikujt, ndërsa profili me pak ndjekës, prej të cilëve të njëjtit janë profile të rreme, menjëherë na bën me dije se është i rremë.
Nga mënyra e shpërndarjes së përmbajtjeve, zakonisht mund të shihet nëse ndonjë profil është i vërtetë ose jo. Profilet e vërteta zakonisht i kanë të gjitha karakteristikat pozitive, kështu që përmbajtja nuk duhet të përmbajë gjithmonë kontekst mbështetës, ndërsa profilet e rreme zakonisht nuk i kanë karakteristikat e mësipërme dhe kanë përmbajtje që gjenerohet nga IA-ja.
Stili i komunikimit të profileve të rreme zakonisht mund të vërehet nga fjalitë e përgjithshme, por ndonjëherë mund të jenë të strukturuara mirë, në mënyrë që kushdo që do ta hap mesazhin do t'i besojë. Mënyra më e lehtë për të zbuluar nëse mesazhi është i rremë ose jo, është e nevojshme të hapni profilin dhe t'i kërkoni karakteristikat themelore që i kemi treguar më lart, në mënyrë që të përcaktoni nëse mund të jeni objektivi i mashtrimit dhe nëse personi i vërtetë që qëndron pas profilit po ju kontakton.
Në kohën e narrativave të dezinformatave të zgjeruara dhe në kohën kur përballemi me një numër të madh profilesh të rreme që përpiqen të nxjerrin informacione të caktuara nga ne ose të na imponojnë narrativa të caktuara, është jashtëzakonisht e rëndësishme të mbrojmë veten dhe të dhënat tona personale, prandaj duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm në zgjedhjen me kë do të vendosim komunikim në rrjetet sociale.