Në vijim, me ju ndajmë disa këshilla të dobishme për atë se si të silleni kur jeni të lidhur me rrjetet publike WiFi.
Kur jeni në publik, është e dëshirueshme që të përdorni lidhje të enkriptuar – që do të thotë se ka gjasa të paguani. Me lidhjen e enkriptuar do të duhet të shënoni kod. Dëshmi për atë nëse rrjeti është i sigurt dhe i enkriptuar është ikona e vogël për mbyllje e cila do të paraqitet para ose pas URL-së.
Kur përdorni WiFi publik, gjithmonë kontrolloni emrin e rrjetit në të cilin duhet të lidheni. Pyetni pronarin e institucionit për emrin e saktë të rrjetit WiFi falas që e ofrojnë.
Mos kryeni transaksione online përmes bankës online ose aplikacioneve të tjera të ndjeshme në një rrjet publik WiFi, veçanërisht nëse duhet të hyni në një nga llogaritë tuaja. Kur i përdorni llogaritë tuaja në cilindo rrjet WiFi (madje edhe po të jetë “i sigurt"), gjithmonë dilni nga faqja e internetit sapo të përfundoni me detyrat tuaja. Mos e mbyllni vetëm shfletuesin tuaj të internetit.
Asnjëherë mos e lini pa mbikëqyrje laptopin, telefonin e mençur ose tabletin. Jini të vetëdijshëm se kush është rreth jush dhe jini të vetëdijshëm se dikush mund të shikojë atë që bëni në internet. Kini kujdes që dikush të mos jua vjedhë pajisjen.
Përditësoni softuerin tuaj të sigurisë. Posedimi i softuerit më të ri të sigurisë së celulareve, shfletuesit të uebit dhe sistemit operativ janë mbrojtja më e mirë kundër viruseve, softuerëve malicioz dhe kërcënimeve të tjera të internetit. Mbroni të gjitha pajisjet tuaja që lidhen me internetin: kompjuterët desktopë, laptopët, telefonat e mençur, tabletët, sistemet e lojërave dhe pajisjet e tjera. Të gjithë kanë nevojë për mbrojtje nga viruset dhe softuerët maliciozë.
Hulumtoni përpara se të shkarkoni aplikacione. Gjithmonë kontrolloni nëse i keni lexuar kushtet dhe politikën e privatësisë së aplikacioneve që dëshironi t’i instaloni. Kuptoni se në cilat të dhëna (lokacioni, qasja në rrjetet tuaja sociale) mund të ketë qasje aplikacioni në pajisjen tuaj përpara se ta shkarkoni.
Nëse nuk ju duhet më qasje në Internet, çaktivizoni opsionin WiFi në pajisjen. Kjo do t’ju mbrojë nga rreziqet dhe do ta vazhdojë kohëzgjatjen e baterisë.