Мета.мк shkruan se rezultati i fundit nga vëmendja e pamjaftueshme që ia kushtojmë Politikës së skedarëve (kukis) është pothuajse situata e përditshme për të kërkuar në internet produkt ose shërbim të caktuar, ku na shfaqen reklama për produktin dhe shërbimin e kërkuar.
Në fakt, “kukis” përdoren për monitorim të aktivitetit të përdoruesit të faqes së caktuar të internetit dhe për memorizim të informacioneve të caktuara, siç janë: të dhënat për njoftim, preferencat dhe përmbajtja e shportës së konsumatorit.
“Kukis” përdoren me qëllim të lehtësimit të funksionimit të ueb faqes ose të memorizohen aktivitetet dhe preferencat tuaja ose që të sigurohet përmbajtja e personalizuar e faqes së internetit. Gjatë vizitës së sërishme të faqes së internetit, ato i lexojnë këto skedarë tekstualë që të ndihmojnë të identifikohet përdoruesi”, shkruan Nikolla Dimitrov në njërin prej teksteve edukative për politikat e kukis që i ka publikuar Fondacioni Metamorfozis.
Por, çfarë dinë të rinjtë në vendin se çfarë janë “kukis”? Nuk di çfarë janë kukis, mendoj se janë viruse që paraqiten në faqet, nuk i pranoj”, është vetëm një prej përgjigjeve të të rinjve në vend. Të dhënat për pyetjet lidhur me privatësinë digjitale janë publikuar në hulumtimin e Federatës ndërkombëtare për sistemet zgjedhore (IFES) – “Të rinjtë dhe privatësia digjitale në Maqedoninë e Veriut”. Në hulumtimin është cekur se vetëm një pjesë e të rinjve në Maqedoni kanë informacion të plotë se çfarë janë “kukis” dhe cili është qëllimi i tyre.
Bisedat e realizuara me të rinjtë e moshës nga 14 deri në 24 vjeç, në dymbëdhjetë grupe të fokusit të realizuara në prill të këtij viti, kanë treguar se vetëm një pjesë e vogël e pjesëmarrësve kanë pasur informacion të plotë se çfarë janë “kukis” dhe cili është qëllimi i tyre.
“Nuk e di se çfarë janë kukis, mendoj se janë viruse që shfaqen në faqe, nuk i pranoj”, është vetëm një nga përgjigjet që kanë marrë të rinjtë në fokus grupe në lidhje me pyetjen se çfarë janë “kukis” janë.
Dhe hulumtimi sasior i kryer mbi një mostër reprezentative kombëtare prej 1,067 të anketuarve të moshës 14 deri në 24 vjeç, në periudhë nga 20 prill deri më 2 maj 2023, tregon rezultate jo të mira. Nuk ka ndërgjegjësim të lartë për mbrojtjen e të dhënave personale tek të rinjtë në Maqedoni.
Kështu që, 24 për qind e të rinjve janë përgjigjur se pajtohen plotësisht me konstatimin “E fshij rregullisht listën time të kërkimit dhe të kukis për të kufizuar të dhënat që mblidhen për mua”, ndërsa 22 për qind e tyre janë shprehur se deri diku pajtohen me këtë konstatim. Njëkohësisht, 21 për qind e të rinjve kanë pasur qëndrim neutral në lidhje me këtë konstatim. Përkundër kësaj, 39 për qind e të rinjve nuk janë pajtuar me konstatimin se e fshijnë rregullisht listën e kërkimit dhe e kukis për kufizimin e të dhënave që mblidhen për to.
Por cilët janë hapat që duhet t'i ndërmarrin qytetarët kur qasen në faqe ose përdorin aplikacione?
Fillimisht, duhet të informohen se cilat kukis i përdorin ato, përkatësisht ta lexojnë Politikën e kukis. Vetëm në këtë mënyrë do të dinë nëse me disa nga kukis përpunojnë të dhëna personale. Më pas, vëmendje e veçantë duhet t'u kushtohet sqarimeve për kukis që përdoren për qëllime marketingu, të cilat mundësojnë lidhje me profilet tona në rrjetet sociale, të cilat ruajnë të dhëna nga formularët online për regjistrim, etj.
Përndryshe, publikimi i Politikës së kukis konsiderohet si sigurim i drejtës së informimit në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe pikërisht për këtë arsye duhet të lexohen me kujdes dritaret që shfaqen kur vizitoni një faqe të caktuar në internet.
Të drejtat e qytetarëve janë të qarta, është e drejta jonë të tërheqim pëlqimin, përkatësisht ta ndryshojmë zgjedhjen e kukis, por edhe të kërkojmë qasje dhe informim shtesë se si përdoren të dhënat e mbledhura.
Veçanërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për përdorimin e kukis është se kemi të drejtë të kërkojmë të mos jemi objekt i profilizimit për qëllime marketingu. Nëse besojmë se të dhënat tona personale të mbledhura përmes përdorimit të kukis janë përpunuar në mënyrë të paligjshme, kemi të drejtë të paraqesim kundërshtim për përpunimin konkret.
Në Maqedoni ekzistojnë dy ligje të cilët e përfshijnë rregullimin e përdorimit të kukis, përkatësisht Ligji për komunikimet elektronike dhe Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. Ndërkaq, ligji i parë parasheh se ruajtja e informatave ose fitimi i qasjes në informatat të cilat tashmë ruhen në pajisjen e përdoruesit lejohet vetëm nëse përdoruesi ka dhënë pëlqimin. Parimi i parë i Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale është parimi i ligjshmërisë, drejtësisë dhe transparencës.