Mashtrimet online janë bërë përditshmëri, e jo gjithmonë është e dukshme njohja e tyre. Njëra prej qasjeve mashtruese moderne për ofertat online për punë bëhet përmes përdorimit të inteligjencës artificiale. Mashtrimet për punë kanë marrë një formë të re, me teknologji të avancuar të IA-së, që të krijojnë konkurse mashtruese për vende pune, rekrutues të rremë dhe faqe të rreme interneti të kompanive.
Secili prej nesh ka pasur ofertë për reklamim të pakove PR, e ndërkaq kemi qenë vetë të vetëdijshëm se nuk jemi influenserë, as njerëz që merren me blogim. Ofertat “copycat” për punë përfshijnë aplikacione që ju kërkojnë shumë të dhëna personale, e prandaj në këtë rast është shumë e rëndësishme të kontrollohen URL-adresat prej ku merren informacionet. Mashtrimi me kriptovaluta sa është i njohur, aq edhe nuk është, sepse çdo ditë ndryshohet bursa, e sipas kësaj ndryshohen edhe informacionet e disponueshme, të cilat shpesh mund të filtrohen në informacione të rreme. Mashtrimi më i shpeshtë për punë është “futja e të dhënave”. Mashtrimi i tillë karakterizohet me pagim paraprak të seminarit ose trajnimit për pozicionin e dhënë, ndërsa qasja përveç pagesës së trajnimit kërkon prej jush që të lini një sërë të dhënash personale të cilat në të shumtën e rasteve mund të keqpërdoren. Kjo ndiqet edhe me “para në zarf” ku për një pozicion të caktuar pune në internet kërkohet prej jush që të paguani një shumë të caktuar në xhirollogarinë si paushall që të filloni me punë.
Mashtrimi i njohur është “blerja e pajisjes” e cila është karakteristike për kompanitë që promovojnë shprehi të shëndosha dhe ushqim të shëndoshë. Kjo shpesh ndiqet me kërkesë që ju të blini produkte dhe t’i shitni, por jo edhe mundësi për të shitur produkte të dorëzuara nga kompania e cila jua ofron punën.
Në ambientet tona nuk janë të përhapura, por jashtë vendit, “ofertat e rreme qeveritare” për punë janë mënyrë e shpeshtë për të përfituar vëmendjen e njerëzve, të aplikojnë për ndonjë pozicion të caktuar pune. Kjo nënkupton pozicione të rreme pune në qeveri ose parlament, e për të cilat nuk kërkohen shumë kualifikime. Ndoshta nuk i perceptoni “Google Docs” si veçanërisht të rrezikshëm, por klikimi i lidhjeve” për t’iu bashkëngjitur ose për të shkarkuar një dokument të caktuar mund që ndonjëherë t’ju ekspozojë në lidhje ose viruse të dëmshme. Nevojitet të kihet kujdes ndaj adresës së postës elektronike të dërguesit dhe të gjithë lidhjeve të përfshira.
Mashtrimet në platformat për punë “LinkdIn” bëhen gjithnjë më të shpeshtë, e kjo mund të vërehet përmes një sërë ofertash për punë që vijnë nga profile të dyshimtë. Përmes kësaj platforme mund të vidhen informacione nga njerëz që dëshirojnë të fillojnë bashkëpunim me ju.
Mënyrë tjetër e mashtrimeve janë intervistat online për të cilat asnjëherë nuk keni aplikuar. Në këto mashtrime pretendohet se personalisht i keni lënë të dhënat tuaja personale dhe biografinë. E dyshimtë në këtë rast është që prej jush kërkohet ridorëzim të të dhënave. Mashtrimet fishing janë një prej të shpeshtuarve, e prandaj janë edhe më të njohur për t’u vërejtur. Konkurset e rreme për punë përdoren shpesh si karrem për të marrë informacione të ndjeshme personale nga aplikuesit. Skemat piramidale janë pozicione pune të cilat prej jush kërkojnë të rekrutoni një numër të caktuar njerëzish që të filloni me punë. Shpesh ofertat për të fituar janë joreale, e në të shumtën e rasteve del se janë kundërligjore, ndërsa e vërteta për të është se nuk ka produkt të vërtetë për investim dhe reklamim.
Ridërgimi i mashtrimeve është edhe një lloj pozicioni online i punës, ku prej jush kërkohet të mashtroni njerëz tjerë dhe t’ua vidhni atyre informacionet. Më tutje, ekzistojnë mashtrime për rekrutim në rrjete sociale ku përdoruesve të rrjeteve sociale u jepen oferta për pozicione pune me pagë konkurruese. Viktimë të ofertave të tilla janë personat e papunë, shpesh prindër të vetëm, nxënës të shkollave të mesme dhe studentë dhe njerëz të cilët në mënyrë të shpejtë dëshirojnë të arrijnë sasi më të madhe të parave. Mashtrime përmes xhirollogarive të cilët përmes rekrutuesve ju orientojnë në larje parash. Në zemër të këtij mashtrimi është lëvizja e mjeteve nga një llogari në llogari tjetër. Konkurse të rreme për vende pune kërkojnë blerje të materialeve, kompleteve, materialeve për trajnim ose pajisje para se të fillohet me punë, e mashtrime të tilla të shpeshta janë punë nga shtëpia.
Si të mbroheni?
Që të mbroheni nga ofertat e rreme për punë fillimisht duhet të mësoni t’i njihni. Është shumë e rëndësishme të kontrollohet burimi i ofertuesit të punës, e prandaj nevojitet të verifikohet legjitimiteti i kompanisë që e ofron. Para se të jepni çfarëdo të dhëna personale nevojitet të verifikohet nëse rrjeti i dhënë është legjitim dhe i vërtetë. Analizojeni përshkrimin e pozicionit të punës, nëse është i paqartë dhe me gabime shtypi ka gjasa të mëdha që pozicioni të jetë i rremë.
Kushtëzimi për pagesë të trajnimit para se të filloni me punë, shpesh është shenjë për pozicion të rremë pune. Këtu nevojitet të verifikohen burimet. Postat e dyshimta elektronike me përmbajtje të pakuptueshme që kërkojnë prej jush të lini të dhëna personale është shenjë për punë të rreme. Si për fund “tingëllon shumë mirë që të jetë e vërtetë” është një prej karremave më dominuese në të cilën njerëzit kapen shpesh, sepse dëshirojnë të besojnë se sot ekziston mënyrë e lehtë për të fituar para. Gjithmonë kur ofrohet pagë e lartë startap, ka gjasa të jetë e rreme, sepse kudo që të punësoheni asnjëherë paga fillestare nuk mund të jetë në nivel të njëjtë me dikë që ka përvojë shumëvjeçare në ndonjë sferë të caktuar.