Algoritmet dallohen prej njërit medium në mediumin tjetër, por të gjitha bazohen në mësimin makinerik dhe në një grup faktorësh të quajtur sinjale të renditjes. Çdo sinjal përdoret për të renditur vlerën e përmbajtjes së caktuar për çdo përdorues individualisht, dhe më pas i gjithë fondi i përmbajtjeve të disponueshme skanohet, shënohen pikë dhe renditen për të përcaktuar se në cilin përdorues do të shfaqen.
Qëllimi i algoritmit është të mbajë përdoruesin sa më gjatë në platformë. Sjellja e përdoruesit në rrjetin e caktuar social do të lidhet me algoritmin e tij. Krijuesit e përmbajtjeve janë ata që i "mbushin" mediumet sociale me informacione, dhe më pas ata "komunikojnë" me algoritmet.
Çdo rrjet social ka rrjedhën e vet të algoritmeve.
Algoritmet e Instagramit dallohen nga njëri-tjetri në varësi të funksionit, kështu që nëse përmbajtja është e njohur do të shfaqet si e propozuar, ndërsa nëse sponsorizohet do të shfaqet si përmbajtje me pagesë. Popullariteti shkon së pari, pastaj koha, madje më pas vendndodhja. Publikimi juaj në Instagram u shfaqet njerëzve që shpeshherë e vizitojnë profilin tuaj dhe u shfaqet më pak atyre profileve që e hapin profilin më rrallë.
1. Algoritmi i "Instagramit" ka disa funksione që përdoren - Instagram Histori, Instagram Publikime, Instagram Kërkime, përmbajtje të propozuara dhe përmbajtje të sponsorizuara. Historitë ose "publikimet" tuaja u shfaqen njerëzve që ndërveprojnë shpeshherë me profilin tuaj dhe shfaqen në pasqyrën e mësipërme, në vend të të tjerëve. Nga ana tjetër, algoritmi i "kërkimit" i Instagramit është krijuar posaçërisht për t'jua treguar llojet e përmbajtjeve që rekomandohen për ju.
2. Algoritmi i "Tiktokut" është i ndryshëm dhe me rëndësi të veçantë për t'u kuptuar, pasi dallohet nga shumica e platformave sociale. Ai është dizajnuar për t'i treguar përdoruesit përmbajtje të reja, në vend të përmbajtjeve nga njerëzit që tashmë i ndjekë. Sinjalet e njohura të renditjes janë ndërveprime të mëparshme. Videot përzgjidhen sipas algoritmit të përmbajtjes, zërit, efektit dhe temës që për momentin është në trend.
3. Algoritmi i "Fejsbukut" është i njohur për sinjalet e tij të renditjes sipas miqësisë. Aktiviteti juaj fillimisht do të mbushet me përmbajtjet nga njerëzit dhe faqet me të cilat jeni miq dhe i ndiqni. Arsye më tepër për t'i inkurajuar miqtë dhe ndjekësit tuaj është të hyjnë në përmbajtjen tuaj. Algoritmi i shfaqjes funksionon në mënyrën që përdoruesve që shikojnë video u shfaqen më shumë video, ndërsa përdoruesve që shikojnë fotografi, u jepen algoritmikisht më shumë fotografi. Mund të parashikohet nëse do të komentoni në ndonjë publikim bazuar në të dhënat që i keni lënë. Ky është supozimi se sa e rëndësishme është ajo që publikoni.
4. Algoritmi "X" u mundëson përdoruesve të zgjedhin midis afatit kohor "për ju" dhe afatit kohor "të radhës". Cilësia e përmbajtjes ka të bëjë me atë nëse publikimi është relevant, i besueshëm dhe i sigurt. Nuk rekomandohen përmbajtje fyese dhe spam përmbajtje. Popullariteti, nga ana tjetër, renditet lidhur me numrin e njerëzve që do të ndërveprojnë me ndonjë publikim të caktuar.
Algoritmet janë vegël e pashmangshme që përdoren nga çdo medium social. Funksionaliteti dhe komoditeti që ofron kjo vegël për njeriun e rëndomtë do të ishte punë disaorëshe.
Si në çdo sferë, edhe këtu, mund të paraqiten qëllime keqdashëse për të dëmtuar përdoruesin përmes algoritmit, prandaj është e dëshirueshme të dihen bazat se si funksionojnë algoritmet, në mënyrë që rreziku i tillë të mund të parandalohet ose shmanget.