“Prebunking” apo në shqip "Parazbardhja (e dezinformatës)" si duket ka marrë mësim nga shkencat mjekësore, duke përdorur "metodën e injektimit". Injektimi i informatave të vërteta me kohë, i mbron njerëzit nga keqinformimi duke i mësuar ato si të dallojnë dhe të refuzojnë dezinformatat duke. Duke iu ofruar një "dozë të lehtë" të dezinformatave metoda i mëson ata t’i identifikojnë dhe t’i kundërshtojnë pretendimet mashtruese që mund të përhapen në të ardhmen. Mënyrë tipike si vaksinimi me virus të dobësuar, kur atë organizmi mësohet ta njeh dhe më pas ta luftojë, në këtë rast, dezinformata është virusi.
Pra "prebunking" është mënyrë për t’i mësuar njerëzit t’i identifikojnë dhe t’i rezistojnë mesazhet manipuluese përpara se ata të ndodhin. Prebunking është treguar efikas në të ndihmuarit e njerëzve të rrisin rezistencën e tyre ndaj dezinformatave, duke përfshirë edhe ato në fushën e politikës.
Kjo metodë fokusohet në shpërndarjen e njohurive sesi njerëzit më shpesh manipulohen dhe mashtrohen online, në vend se në mënyrë të drejtpërdrejtë të sfidojnë mashtruesit ose tu tregojnë njerëzve se në çka duhet ata të besojnë. Si e tillë, ajo mund të rezonojë në një audiencë më të gjerë sepse në përgjithësi në ton është edukative dhe jo gjykuese apo akuzuese. Shpesh fokusohet në teknika të thjeshtaduke u përpjekur që të rrisë kapacitetet e individëve për të dalluar se si ata po manipulohen.
Prebunking nuk kërkon aftësi paraprake ose njohuri për ndonjë temë të caktuar, duke e bërë kështu e përdorshme në grupe të ndryshme të moshës. Për shembull, para zhvillimit të zgjedhjeve kur pritet të ketë shumë lajme të rreme për të manipuluar zgjedhëset dhe zgjedhësit, do t’ia vlente të zhvillohej një fushatë e tillë informimi.
Anët pozitive të prebunking janë se trajton në mënyrë proaktive dezinformatat e vazhdueshme, përfshin teknika dhe metoda që janë relevante në kohë dhe mund të përdoren në tema të ndryshme dhe fusha, nuk kërkon njohuri ose aftësi ekzistuese, është me ton edukues dhe jo-gjykues.
Çfarë përmban një mesazh "Prebunking"
Mesazhet që bazohen në teorinë e injektimit ndjekin një strukturë tre-pjesëshe:
HAPI I PARË
Paralajmërim emocional
Përdoruesit njoftohen për përpjekjet e keqbërësve për t'i manipuluar ato.
HAPI I DYTË
Mikrodoza
Përdoruesit shohin shembuj të mesazheve manipuluese.
HAPI I TRETË
Përgënjeshtrim
Përdoruesit janë të pajisur për të dalluar dhe hedhur poshtë një mesazh manipulues.