Përvoja tregon se për të shitur një produkt të tillë, i cili nuk është vërtetuar shkencërisht se vërtet i posedon këto përfitime që paraqiten, duhet të premtojë shumë. Për shembull, se me pirjen e çajit do t’i largoni gurët nga tëmthi, por gjithashtu do t’ju pastrohen edhe enët e gjakut, nuk do të keni më gastrit dhe do t'ju ulet tensioni i lartë i gjakut. Faktet janë se asnjë ilaç, asnjë çaj, nuk i ka ato veti. Gjithashtu, çmimi duhet të jetë i përshtatshëm, përkatësisht të gjithë me të ardhura standarde të mund ta blejnë produktin.
Dhe ajo që veçanërisht ka sukses, e që në Maqedoninë e Veriut u tregua edhe në vepër se mund të prezantohen rrejshëm intervista ose deklarata nga doktorë të njohur, të cilët gjoja e promovojnë barin. Për rastin e tillë, disa doktorë nga Maqedonia e Veriut e fituan procesin gjyqësor dhe dëshmuan se ato nuk kanë pikë të përafërt e as që kanë promovuar ndonjëherë ndonjë bar i caktuar siç u përpoq të paraqesë rrejshëm firma.
Hulumtuesi dhe shkrimtari Endru Lafkin lëshoi një eksperiment për të zbuluar sa është e lehtë që të përhapet përmbajtje e rreme në internet. E kështu, ai ka vendosur reklamë për markë të rreme për ujë në shishe dhe është përpjekur t’ua promovojë mijëra shfrytëzuesve në Facebook dhe Google, të shoqëruar me këshilla pseudoshëndetësore – humbje të peshës.
Emri i brendit për ujin e rremë ka qenë Remedii, ndërsa është ofruar edhe shërbim online i cili ka ofruar këshilla për shëndet dhe hidratim të quajtur “hidratim natyral”.
Reklama ka marrë pothuajse 100.000 impresione gjatë një muaji në Google, ndërsa në Facebook ka bërë faqe për “Hidratim natyral” ku ka marrë mbi 500 pëlqime duke sjellë publik i cili mund të arrihet me mesazhe të rreme dhe me promocione të ndryshme. Llafkin tregoi se e gjithë kjo është jashtëzakonisht e lehtë dhe se njerëzit duhet të jenë seriozisht të kujdesshëm se kujt do t’i besojnë dhe ku do t’i lënë paratë e tyre.
Si të vërehet reklama e rreme?
1. Zbuloni se kush e ka publikuar reklamën. Gjithmonë kini kujdes nëse reklamuesi duket se është legjitim. A është kjo kompani? A ka adresë ose detaje për kontakt jashtë postës elektronike gjenerike? A ka kompania faqe interneti? Nëse nuk ka, mos tentoni të klikoni, sepse gjasat janë të mëdha që të mashtroheni.
2. Shmangni gjithçka që përmban gabime. Nëse te reklama vëreni formatim të pazakontë, fotografi jocilësore ose gabime drejtshkrimore/gramatikore, mos porosisni kurrfarë produktesh.
3. Kini kujdes te reklamat që paraqesin pretendime financiare ose shëndetësore, nga produkte të cilat garantojnë uljen e rrezikut nga paraqitja e kollës deri te skemat që do t’ju ndihmojnë të pasuroheni më shpejtë.
4. Denonconi. Nëse mendoni se keni parë reklamë të rremë, denonconi duke i përdorur mjetet e siguruara nga Facebook, Google dhe platforma tjera. Me atë që ndoshta do t’u ndihmoni edhe shumë të tjerëve të cilët mund të kapen lehtë në grepin, duke porositur dhe blerë produkte qëllimi i vetëm i të cilit është të manipulohen njerëzit.