Çfarë janë “narrativet pozitive?
"Narrativet pozitive" janë tekste, tregime apo përshkrime dhe histori që nxisin pikëpamje pozitive për një çështje të caktuar dhe ndihmojnë në ndërtimin e një argumenti të fuqishëm për atë temë duke u bazuar në fakte dhe në të vërteta, duke mos lënë hapësirë për dezinformim, keqpërdorim dhe shtrembërim të informatave në lidhje me atë temë. Për shembull, anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian mund të trajtohet në prizmin e narrativit pozitiv, duke cekur të gjitha përfitimet që një shtet i ka para se të anëtarësohet dhe pas.
Narrativet pozitive kanë një rol të rëndësishëm në luftimin e dezinformatave dhe propagandës, të ndihmojnë në rritjen e vetëdijes dhe kritikës së konsumatorëve të informacionit.
Disa mënyra se si narrativet pozitive mund të përdoren për të luftuar dezinformatat janë:
· Përqendrimi në fakte dhe burime të besueshme: Ndërtimi i narrativeve pozitive rreth temave të rëndësishme dhe përcaktimi i tyre me fakte dhe burime të besueshme të informacionit, ndihmon në shpërndarjen e informacionit të saktë dhe të besueshëm.
· Përdorimi i historive reale dhe të dokumentuara: Historitë e vërteta dhe dokumentuara të suksesit, progresit dhe bashkëpunimit mund të shërbejnë si kundërpërgjigje ndaj narrativeve të rreme dhe të manipuluara.
· Përdorimi i fakteve shkencore dhe ekspertizës: Në rastet kur dezinformatat kundërshtohen me fakte shkencore dhe ekspertizë profesionale, përdorimi i narrativeve pozitive për të përforcuar këto fakte dhe ekspertizë mund të jetë shumë efektiv.
· Përqendrimi në bashkëpunim dhe solidaritet: Narrativet pozitive që përqendrohen në bashkëpunim, solidaritet dhe mbështetje të ndërsjellë, mund të kontribuojnë në ndarjen e një mesazhi të fuqishëm kundër polarizimit dhe përhapjes së konfliktit.
· Krijimi i një kulture të mendimit kritik: Ngritja e një kulture të kritikës së informacionit dhe promovimi i aftësive të kritikës dhe analizës së informacionit ndihmon në ndërgjegjësimin e publikut për dezinformatat dhe propagandën.
· Përdorimi i humorit dhe ironisë: Në disa raste, përdorimi i humorit dhe ironisë për të eksponuar absurditetin dhe mashtrimin e dezinformatave mund të jetë një mjet i fuqishëm për të zbehur besueshmërinë e tyre.