Aftësia e të menduarit kritik ndihmon që të mos biem pre e dezinformatave dhe mund të përdoret si mjet për t’i luftuar ato. Dezinformatat mund të ndikojnë të ulin mendimin kritik në mënyrë psikologjike, duke luajtur me emocionet tona. Një shembull i tillë mund të jetë përdorimi i gjuhës me shtrembërime morale, në këtë rast shprehen mendime personale duke përdorur emocione të forta. Në qoftë se e dimë se publiku do të reagojë emocionalisht për një temë të caktuar atëherë shpesh ndodh që persona me autoritet të përdorin fjalë si neveri, dëshpërim.

Një mënyrë tjetër për manipulimin e të menduarit kritik është shprehja e gjuhës së urrejtjes, njëlloj duke luajtur me emocionet e dëgjuesit. Në raste të caktuara përdoren terme si monstër, vrasës, i pashpirt, terrorist apo tradhtarë. Në këtë mënyrë personi, të cilit i drejtohen këto fjalë identifikohet me ato termine dhe demonizohet nga publiku.

Njeriu bashkëkohor, për të qenë me të vërtetë i informuar, duhet të zotërojë aftësitë më të rëndësishme për të përdorur mediat:
– Të ketë qasje kritike për të lexuar për të kuptuar informacionin
– Të ketë aftësi teknike për të përdorur një medium të veçantë
– Të ketë njohuri që t’i qaset një mediumi të veçantë

Pse të menduarit kritik është i rëndësishëm për njohuritë elementare mediatike?
Çdo ditë shumë qendra të pushtetit (politik, biznesit, bashkësisë ekonomike) përpiqen të “shesin të vërtetën e tyre”, dhe të menduarit kritik e bllokon mundësinë e manipulimit dhe joshjes, gjegjësisht nga marrja e gjykimeve të gabuara. Është e nevojshme për të kuptuar lidhjet logjike midis ideve, për vlerësimin e argumenteve, për gjetjen e gabimeve në gjykim, për zgjidhjen sistematike të problemeve, për konfirmimin e rëndësisë së ideve, në mënyrë që të justifikohen idetë dhe besimet e veta. Nocioni “të menduarit kritik” nuk duhet të barazohet me nocionin “kritikë negative”. Kritika negative është një procedurë që përdoret shpesh në hapësirën mediatike, dhe përfshin kundërshtim me qëllimin e vetëm për të provuar se diçka është e gabuar ose e rremë, pa dhënë arsye, gjegjësisht argumentet për të treguar se kritika është e justifikuar, d.m.th. e bazuar.

Duke pasur të zhvilluar mendimin kritik lehtë mund të identifikohet nëse ndonjë informacion është i saktë apo jo.

  • Kush është burimi i informacioni?

Në fillim duhet të verifikojmë burimin e informacionit. Kush e thotë informacionin dhe sa është i besueshëm burimi. Në rastin e lajmeve të rrejshme, gjithmonë e verifikojmë autorin e tekstit, në qoftë se informacioni është i saktë dhe i besueshëm atëherë në tekst do të qëndrojë emri i autorit.

  • Kush e ka thënë informacionin?

Në të njëjtën kohë duhet të shikojmë nëse informacioni është nga ndonjë institucion apo zyrtar apo është mendim personal i vetë autorit.

  • Fakt apo opinion?

Hapi i ardhshëm është të analizohet se çka është thënë, a është pretendimi fakt apo opinion. Përse është thënë diçka, cili është motivi për informacionin e dhënë, a ka arsyetim, apo ka ndonjë motiv të tretë për të bërë dikë të duket në dritë të mirë apo të thyejë imazhin e dikujt.

Disa standarde intelektuale për të menduarit kritik janë të zbatueshme në mënyrë universale në kontekste të ndryshme, dhe për këtë arsye janë të shënuara në tabelën më poshtë nga doracaku “Doracak Për Arsim Joformal Për Njohuritë Elementare Mediatike” me botues Fondacionin Metamorfozis. Në mënyrë shtesë jepet një pasqyrë e çështjeve që do të ndihmojë për rishikim më të lehtë dhe analizë kritike të argumenteve për secilin standard veçmas: