Ekzitojnë mënyra pothuajse të panumërta për të mashtruar një blerës online, pasi blerjet online bëhen më normale dhe tregu hapet edhe për transaksionet në të gjitha llojet e tregjeve (më pak të sigurta online), ku një klikim i gabuar mund të çojë në humbje të mëdha.
Në mënyrë plotësuese, e-tregtia u bë e vështirë pas pandemisë së Kovidit. Ashtu si pothuajse çdo industri online që fiton një numër në rritje përdoruesish, ajo ishte bërë shënjestër për mashtruesit online. E-tregtia është veçanërisht "e përshtatshme" për mashtruesit pikërisht, sepse përfshin shkëmbimin e parave.
Por, nëse qëndrojmë vigjilentë, shanset për mashtrim online mund të reduktohen në mënyrë drastike. Këtu janë disa rekomandime se çfarë duhet të keni parasysh kur bëni blerje online.
Sigurohuni se bëhet fjalë për burim të sigurt
Ekzistojnë disa mënyra për të kontrolluar nëse faqja e internetit nga e cila blini produkt është e sigurt. Së pari, sigurohuni që linku i faqes së internetit fillon me "https" dhe jo vetëm me "http". Faqet e internetit "https" kanë protokoll më të sigurt për mbrojtjen e informacioneve në krahasim me "http" ("s" në "https" do të thotë "secure", përkatësisht e sigurt). Faqet e tilla të internetit i shifrojnë të dhënat tuaja, duke siguruar kështu që ato nuk do të shkarkohen dhe lexohen nga hakerët gjatë rrugës për te serveri i faqes së internetit prej ku blini produkt. Të gjitha faqet moderne të internetit e ndjekin protokollin "https" dhe shumica e shfletuesve të internetit i shënojnë faqet e internetit vetëm me protokollin "http" si të pasigurta.
Sidoqoftë, faqet e internetit "https" vetëm sigurojnë që askush tjetër përveç teje dhe serverit të faqes së internetit nuk do të mund t'i shikojë dhe deshifrojë të dhënat tuaja, gjë që nuk do të thotë se mashtruesi nuk mund të hapë faqe interneti me "https" dhe t'jua keqpërdor të dhënat.
Prandaj, në mënyrë plotësuese duhet të kontrollohet nëse faqja e internetit është e sigurt. Nëse faqja e internetit është plot me reklama, veçanërisht reklama pop-up, është mirë që atë ta mbyllni menjëherë. Nëse akoma nuk jeni të sigurt për sigurinë e faqes së internetit, mund të kërkoni emrin e faqes së internetit në shfletuesin online bashkë me fjalën "scam" për të parë se çfarë shkruan për sigurinë e faqes konkrete të internetit.
Kujdes nga gabimet e shtypit dhe gramatika e palogjikshme
Mashtrimet online shpesh kanë çfarëdo gabimesh të shtypit dhe në përgjithësi nuk janë të shkruara në mënyrë cilësore dhe nuk i ndjekin standardet profesionale të kompanive të besueshme. Ndonëse mund të duket e palogjikshme që mashtrimet do të "jepen" kaq lehtë, gabimet e tilla shpesh janë të qëllimshme. Qëllimi është të shkurtohen "blerësit" potencialë. Pikërisht ata që nuk kanë kujdes për gabimet gjatë blerjeve online, janë ata që do të bien në “grepat” e mëtejshëm në mashtrim.
Në mënyrë plotësuese, mashtruesit ndonjëherë paraqiten si kompani me renome, por me disa ndryshime minimale dhe pothuajse të padukshme në emrin e kompanisë. Në këtë mënyrë, mashtruesit mund t'i shmangen edhe gjykimit potencial, pasi mund të pohojnë se nuk janë paraqitur rrejshëm, sepse emri i tyre në fakt është i ndryshëm nga kompania e madhe që e imitojnë.
Kujdes nga shitësit që këmbëngulin të mos paguhet me kartelë, por nëpërmjet kripto-valutave ose aplikacioneve të tjera të transferimit të parave
Ndonëse bota e decentralizuar e kripto-valutave është emocionuese për shumë njerëz, pikërisht ajo që është tregti e decentralizuar me kripto-valutat i bën ato instrument të përsosur për shumë mashtrime online. Jo vetëm që gjurmimi i transaksionit është shumë i vështirë për t'u gjurmuar kur paguani me kripto-valuta në vend nëpërmjet bankës, por nuk ka njeri që do t'jua kthejë paratë, siç mund disa banka t'jua kthejnë në rast të mashtrimit.
Metoda më e sigurt për pagesën online është gjithnjë nëpërmjet veprimtarisë bankare elektronike. Prandaj, duhet të kini kujdes kur shitësi këmbëngul të paguani nëpërmjet metodës tjetër, si nëpërmjet ndonjë aplikacioni të panjohur të transferimit të parave.
Mesazhi për marrjen e dërgesës
Mashtrimet në botën e e-tregtisë nuk ndalen pasi me sukses dhe në mënyrë të sigurt do të blini produkt. Pra, mund të merrni mesazh të rremë për dërgesë të mbërritur, e cila ju shtyn të klikoni në linkun për të paguar doganën ose ndonjë shërbim tjetër, i cili në fakt do t'ju vjedhë të dhënat bankare. Prandaj, është e mençur të kontrolloni nëse adresa zyrtare e linkut është në të vërtetë ajo që është e shkruar në mesazh.
Mashtruesit duan të shkaktojnë ndjenjën të jetë urgjente
Të luani me emocionet e blerësit është një nga veglat më të rëndësishme të mashtruesve online. Konkretisht, nëse tek ju shkaktojnë ndjenjën e stresit dhe të jetë urgjente, ka më shumë gjasa të merrni vendim joracional. Prandaj, shpalljet e mashtruesve shpesh përfshijnë mesazhet si "blini këtë produkt në 30 minutat e ardhshme me zbritje të jashtëzakonshme përpara se produkti të shitet".
Qëllimi i mesazheve të tilla është që ta bëjnë blerësin të veprojë shpejt dhe në mënyrë të pamatur, nën presionin e kohës gjoja të shkurtër të vendimit. Prandaj, nëse e gjeni veten të stresuar për blerjen e diçkaje që as nuk e keni ditur se keni nevojë për të, pyetni veten nëse mund të jeni shënjestër e manipulimit emotiv.
Të gjitha këto këshilla mund të përmblidhen në mënyrë të thjeshtë: numëroni deri në tre përpara se të blini produkt online. Pjesa më e madhe e mashtrimeve përpiqen t'i detyrojnë blerësit për të marrë vendim të shpejtë dhe të nxituar. Nëse ndaleni dhe shikoni me sy kritiku për të kërkuar nëse ndonjë nga elementët e dyshimtë të mësipërm janë të pranishëm kur bëni blerje online, mund të siguroheni që portofoli juaj do të mbetet i sigurt.