Nëse ju si prind kërkoni mbrojtje më të sigurt, atëherë aplikacioni për kontroll prindëror është opsion i vërtetë. Këto aplikacione mundësojnë filtra të detajuara të faqeve të internetit, monitorim në kohë reale, raporte për aktivitetet, mundësi për bllokim ose kufizim të kohës së përdorimit të aplikacioneve të caktuara, opsion për kufizimin e kohës së përgjithshme të kaluar në telefon/tablet/laptop, me një qëllim – që t’i mundësojë përvojë online fëmijës suaj.
Tani, keni më shumë opsione që ju mundësojnë mënyra më të mira për të bllokuar përmbajtje të papërshtatshme në ueb dhe faqe interneti në telefonat me iOS dhe Android. Disa prej tyre janë Family Link, Qustodio, MSpy, Parentaler dhe dhjetëra tjera.
Zgjidhni një prej aplikacioneve për kontroll prindëror të nivelit më të lartë. Pothuajse të gjitha janë shumë efikase në bllokimin e faqeve të internetit dhe shpesh ofrojnë paralajmërime në kohë reale për prindërit.
Shkarkoni dhe instaloni aplikacionin në pajisjet tuaja dhe të fëmijës tuaj. Regjistrohuni për të marrë një emër përdoruesi dhe shtojeni profilin e fëmijës suaj. Me ndihmën e aplikacionit do t’i monitoroni aktivitetet në Internet në telefonin e fëmijës suaj.
Më pas, mund të përcaktoni faqe interneti ose kategori konkrete të përmbajtjes të cilën dëshironi ta bllokoni. Mund të vendosni sinjalizime, të cilat do t'i merrni kur ka përpjekje për qasje në përmbajtje të kufizuar
Aktivizoni dhe monitoroni. Me gjithçka që është e konfiguruar, pajisja e fëmijës suaj është e mbrojtur nga përmbajtjet e papërshtatshme.Në këtë mënyrë mund ta kontrolloni historinë e shfletimit dhe të merrni një pasqyrë mbi sjelljen e përgjithshme të fëmijës suaj në internet.