1. Vendosni rregulla bazike
Bisedoni sinqerisht me fëmijën tuaj. Jini në rrjedhë me kë komunikojnë online dhe në çfarë mënyrë komunikojnë. Tregojuni se gjithçka që publikojnë në internet, lënë pas tyre gjurmë të informatave për to. Dhe prandaj, duhet të jenë të kujdesshëm gjatë shpërndarjes së bisedave, fotografive dhe videove.
Gjithashtu, duhet t’u sqaroni çfarë është diskriminimi dhe komunikimi joadekuat dhe se kjo është e papranueshme. Tregojuni se nuk është në rregull që dikush të përhapë thashetheme ose informacione të rrejshme për to, përkatësisht se nuk guxon askush të shpërndajë fotografi ose video të tyre.
Nëse për shkak të cilësdo arsye, përkatësisht bisedës, fotografisë ose videos, fëmija juaj shqetësohet ose nuk ndihet mirë dhe ndihet i frikësuar, inkurajojeni menjëherë t’ua thotë atë.
2. Përdorni teknologji që t’i mbroni
Kontrolloni rregullisht nëse pajisja e fëmijës suaj është gjithmonë e përditësuar dhe nëse punon me softuerin më të ri, si dhe nëse cilësimet për privatësi janë aktivizuar dhe konfiguruar për ta minimizuar mbledhjen e të dhënave për njerëzit që të mos i shohin informatat të cilat ju nuk dëshironi t’i shohin.
Fëmija juaj duhet të mësojë t’i ruajë informatat personale private. Nëse cilësimet tuaja të privatësisë nuk janë të sigurta, secili mund t’i shohë informatat tuaja. Për fëmijët më të vegjël, aplikacionet, përkatësisht veglat për kontroll prindëror dhe kërkimi i sigurt, janë opsion shumë i mirë.
3. Kaloni kohë me ato online
Krijoni mundësi që fëmija juaj të ketë bashkëveprime të sigurta dhe pozitive online me miqtë, familjen dhe ju. Lidhja me tjerët mund të jetë mundësi e shkëlqyeshme për ta modeluar mirësinë dhe empatinë në bashkëveprimet virtuale.
Ndihmojeni fëmijën tuaj të njohë dhe shmangë dezinfromata, gjë që është përmbajtje joadekuate për moshën dhe përmbajtje e cila mund të shkaktojë shqetësim ose dëm tjetër.
Fëmijët mund të jenë të ekspozuar ndaj reklamave që mund të promovojnë ushqim jo të shëndoshë, stereotipa gjinore ose material joadekuat për moshën. Ndihmoni t’i njohin reklamat online dhe shfrytëzojeni mundësinë që të hulumtoni së bashku se çfarë nuk është në rregull me disa mesazhe negative që i shihni.
Kaloni kohë me fëmijën tuaj për të identifikuar aplikacionet, lojërat dhe zbavitje tjetër online adekuat për moshën.
4. Krijoni shprehi të shëndosha online
Promovoni sjellje pozitive online me atë që edhe ju vetë do ta praktikoni. Kini kujdes çfarë shembulli i jepni përmes asaj që edhe ju personalisht e shpërndani online. Inkurajojeni fëmijën tuaj të jetë i sjellshëm në internet dhe t’i mbështetë miqtë dhe familjen duke dërguar mesazhe pozitive ose emotikone.
Nëse vëreni se fëmija juaj është shqetësuar ose në mënyrë të fshehtë për shkak të aktiviteteve online, bëni kujdes dhe reagoni nëse ka nevojë, pyetni se çfarë po ndodh.
Kërkoni linja telefonike lokale dhe reagoni nëse ka nevojë, pyetni se çfarë po ndodh.Kërkoni linja telefonike lokale për ndihmë dhe resurse për çështjet më të reja për mbrojtjen e fëmijëve në internet dhe si të denonconi maltretim kibernetik ose përmbajtje joadekuate.
5. Lejoni që të shprehen dhe të zbaviten
Përdorimi i internetit, fëmijëve u mundëson të shprehen në mënyrë kreative, të mësojnë, t’i shpërndajnë qëndrimet e tyre. Prandaj inkurajoni t’i shfrytëzojnë resurset në internet, të cilat do t’i ndihmojnë të jenë fizikisht aktivë – të ushtrojë, ose të luajë videolojëra për të cilat nevojitet lëvizje fizike. Mos harroni t’i balanconi aktivitetet online me stilin aktiv të jetës dhe rekreacion ofline, për balancë të shëndoshë në të gjitha aspektet e jetës.