Dhuna në internet zakonisht përfshin përhapjen e gënjeshtrave ose publikimin e fotografive të turpshme, intime ose private të dikujt në mediat sociale, dërgimin e mesazheve që mund të lëndojnë dikë ose kërcënime në platformat ku shkëmbehen mesazhet, marrjen e identitetit të dikujt tjetër dhe dërgimin e mesazheve me ton fyes për të tjerët në emër të tij / të saj.
Në kuadër të dhunës në internet bie edhe e a.q. 'doxing', përkatësisht kur një individ ose një grup njerëzish ndajnë të dhënat personale për një person / persona të tjerë, si për shembull, numrin e telefonit, adresën e banimit, vendin e punës dhe informacione të tjera personale pa leje. Për më tepër, kjo mund të jetë në formën e 'cyberstalking', përkatësisht ndjekja e vazhdueshme e profileve të dikujt në rrjetet sociale, dërgimi i mesazheve ose kërcënimeve të padëshiruara, etj. Një dukuri negative gjithnjë e më e shpeshtë është dhuna në internet (cyber-bullying), e cila mund të ketë ndikim negativ shumë serioz në zhvillimin dhe gjendjen psikologjike të të rinjve.
Dhuna ballë për ballë dhe dhuna në internet shpesh ndodhin paralelisht, shkruan UNICEF në analizën e tij. Por, sulmet kibernetike janë pak më ndryshe në atë segment, duke pasur parasysh se lënë gjurmë digjitale, përkatësisht shkresë që më tutje, kur raportohet mund të jetë i dobishëm dhe të shërbejë si dëshmi që do të ndihmojë në ndalimin e maltretimit.
Nga të gjitha rrjetet sociale, fëmijët kanë më shumë gjasa të ngacmohen në YouTube, me 79%, ndjekur nga Snapchat me 69%, TikTok me 64% dhe Facebook me 49%. Përveç kësaj, vajzat kanë më shumë gjasa të jenë viktima të dhunës në internet sesa djemtë. Një studim zbuloi se 45% e grave kanë përjetuar ngacmim në mediat sociale krahasuar me 38% të burrave. Kjo thuhet në doracakun të hartuar si përbërje e programit për shëndetin mental i cili është pjesë e aktiviteteve të projektit "Të rinjtë Hab - tejkalimi i pabarazisë midis të rinjve", të financuar nga Ambasada Britanike në Shkup dhe të zbatuar nga Këshilli Rinor Kombëtar i Maqedonisë. Doracaku përbëhet nga një sërë këshillash për të rinjtë se çfarë mund të bëjnë nëse janë viktima të dhunës në internet, por gjithashtu fillimisht, se si ata ose prindërit e tyre mund ta njohin atë që të mund të reagojnë.
Kështu, thuhet në doracak, sidomos kur të rinjtë janë lëndë e dhunës në internet, ata mund t'i shmangen socializimit, përkatësisht shmangien e miqve ose ngjarjeve sociale, izolimin, uljen e mesatares në shkollë, humbjen e interesit për aktivitetet në të cilat zakonisht kënaqen, mungesën nga shkolla, mendimet negative, pagjumësia, ndryshimi i zakoneve të jetës në lidhje me të ushqyerit.
"Të rinjtë Hab" rekomandojnë që të mos shpërndahen të dhënat personale me persona të panjohur në internet ose të shkruhen në faqet e internetit që nuk janë të sigurta dhe të pabesueshme, për më tepër, të përdoren opsionet e privatësisë në rrjetet sociale, të cilat do të mundësojnë kontrollin e asaj që publikohet nga përdoruesi ose nga përdoruesit e tjerë për ju, fjalëkalimet dhe emrat e përdoruesve të mos shpërndahen publikisht dhe mos të përdoret interneti dhe rrjetet sociale për të dërguar përmbajtje të turpshme te të tjerët.
Rekomandohet gjithashtu të kufizohen aktivitetet në internet, përkatësisht të mos jeni "online" gjatë gjithë kohës, të ndryshohen rregullisht fjalëkalimet dhe të mos vendosen shumë të dhëna personale në profil.
Rekomandimet për t'u përballur me dhunën në internet për të janë të informoni shkollën (nëse dhuna vjen nga disa shokë të klasës), të bisedoni me prindërit. Dhuna në internet mund të paraqitet edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, cybercrime@moi.gov.mk, ndërsa edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës hapi adresë për të paraqitur dhunën në shkolla, prijavinasilstvo@mon.gov.mk, përkatësisht paraqitdhune@mon.gov.mk, ku mund të paraqitet dhuna në shkollë, në mënyrë që institucionet të reagojnë menjëherë dhe të parandalojnë situata më serioze.
UNICEF njëherazi ofron edhe një sërë rekomandimesh të tjera, për çdo rrjet social veç e veç, për atë se si njerëzit, veçanërisht të rinjtë, mund të mbrohen nga dhuna në internet.