Nuk është hera e parë që njerëzimi po përballet me një epidemi, por sasia e përmbajtjes që mbulon epideminë mund të arrijë një nivel të paprecedentë. Është thuajse e pamundur të mos ekspozohet, veçanërisht në internet. Kjo ushtimë paraqet një kërcënim për reporterët dhe gazetarët, që përpiqen ta mbulojnë çështjen dhe të jenë të saktë. Me këtë në mendje, First Draft (një çrregullim jo fitimprurës për gjurmimin e informacionit) krijoi një qendër të re për reporterët që po mbulojnë koronavirusin. Me përditësime të rregullta, qendra vepron si burim për të mbuluar këto aspekte vendimtare, mes shumë të tjerave:
● Mjetet e mbledhjes së lajmeve dhe verifikimit të tyre
● Udhëzimi për etikën dhe raportimin e përgjegjshëm
● Një databazë ekspozimi i keqinformimit dhe informimit të rremë
● Linket për t’u regjistruar për video-thirrje mbi raportimin e koronavirusit
Perla e vërtetë
Në një periudhë relativisht të shkurtër, First Draft ka ndërtuar një arkiv të kërkueshëm të keqinformimit dhe informimit të rremë të kontrolluar me fakte mbi koronavirusin anembanë botës. Që prej 16 mars 2020 databaza mbledh të dhëna dalëse nga më shumë se 70 organizata me burim nga mjeti Fast Check Explorer i Google dhe Rrjeti Ndërkombëtar i Kontrollit të Fakteve (RNKF) ngaa Poynter. RNKF u lançua në 2015 si bashkëpunim global i organizatave të kontrollit të fakteve. Ky rrjet publikoi kolektivisht më shumë se 800 kontrolle faktesh rreth koronavirusit në shtatë javët e para të shpërthimit dhe vazhdon të publikojë përditësime të rregullta mbi keqinformimin rreth koronavirusit.
Edhe pse akoma në fazën alfa, databaza përfshin ekspozime falsitetesh në më shumë se 20 gjuhë, që janë të kërkueshme në anglisht dhe kërkimi lejon përdorimin e operatorëve boolean.
Çfarë është një operator booelean!?
Për shembull, përdorimi i DHE për të gjetur informacion që përfshin të dy fjalët kyçe.
Filloni ekspozimin tuaj të falsiteteve mbi koronavirusin duke përdorur databazën e First Draft tani!