Ndërsa ngjarjet shpalosen njëherazi dhe koha është e pamjaftueshme (si gjithmonë), provimi i autenticitetit të përmbajtjes që formon raportimin tuaj bëhet më i vështirë. Si pjesë e hetimit tuaj, mund të kontrolloni vlefshmërinë e informacionit me burimet tuaja të besuara ose mund të kryeni një kërkim të shpejtë nga tavolina për të siguruar që përmbajtja që do të përdorni nuk është e rremë.
Sigurisht që gjërat ndryshojnë kur jeni larg tavolinës. Ndodh shpesh që mund të shihni një imazh në Twitter kur jeni në lëvizje ose jashtë duke raportuar një protestë. Është imazh i fortë dhe meriton të jetë pjesë e raportimit tuaj, vetëm nëse është i vërtetë.
Arrihet ndarja klasike e rrugëve: ose jepini fund asaj që keni në dorë dhe përqendrohuni në provimin e autenticitetit, ose shpërfillni dhe nuk përdorni imazhin derisa ta përdorë dikush tjetër. Sepse, le ta pranojmë, asnjëra nga këto 2 alternativa nuk janë më keq se përdorimi i një imazhi në tregimin tuaj të historisë, duke e bërë pjesë kryesore dhe pastaj duke marrë referime duke thënë se imazhi ishte ripërdorur dhe është i para 5 viteve. Tani, kur shikoni një imazh të tillë, rruga e natyrshme është kërkimi i imazhit të kundërt dhe garantimi që imazhi nuk po merret nga një ngjarje e kaluar totalisht pa lidhje.
Kërkimi i imazhit të kundërt është bërë më i thjeshtë dhe më i shpejtë, falë përpjekjeve nga një numër në rritje i robotëve të uebit. Njëri prej tyre është tineye.com. Në 3 hapa të thjeshta, mund të bëni një kërkim të imazhit të kundërt në telefonin tuaj celular dhe është tepër i shpejtë. Kurdo që hasni foto që ndahen në mediat sociale:
Ruani së pari foton në galerinë tuaj.
Hapni tineye.com në shfletuesin tuaj.
Ngarkoni foton dhe kontrolloni nëse fotoja ka qenë publikuar në internet më parë.
TinEye gjen kopjet ekzakte dhe të ndryshuara të imazheve duke parë pikselët. Ndryshe nga mjetet e kërkimit të imazhit të kundërt në Google ose teknologjitë e tjera, TinEye nuk i identifikon personat ose objektet në imazh. Ai nuk i ruan imazhet tuaja dhe përdoret falas për qëllime jo-tregtare.
Funksioni i bonusit: TinEye Alerts gjurmon ku dhe si imazhet tuaja shfaqen në internet
Shpresa është që e keni historinë që po raportoni në kontroll. Jeni nga të parët që i dokumentoni ngjarjet, postoni fotot dhe ndani historinë e vërtetë. Kur keni arritur atë pikë, prisni që përmbajtja juaj të përdoret sërish. Mund të jetë në rregull për sa kohë që personi po përhap fjalën. Por bëni mirë të kontrolloni dhe monitoroni se kush po i përdor fotot tuaja. Vite më vonë, fotoja juaj mund të përdoret për të përhapur keqinformim dhe të shkaktojë zhurmë. Ose imazhin tuaj mund ta vjedhë një “gazetar” i medias dembele në masë, duke e përdorur atë pa leje.
Ndërsa TinEye shfleton në mënyrë robotike me miliona faqe dhe imazhe të reja çdo muaj, mund të vendosni një alarm që t’ju njoftojë kur imazhi juaj po ripërdoret diku tjetër. Duke ngarkuar imazhin në fjalë në TinEye dhe duke vendosur një alarm, TinEye vazhdon të krahasojë imazhin tuaj me ato që shfletohen në mënyrë robotike, dhe TinEye ju tregon se ku e gjetën imazhin tuaj.