Numër i madh i hulumtimeve tregojnë se praktika të caktuara mediatike, si për shembull shfaqja në publik e detajeve për vetëvrasjet e kryera mund ta rrisin numrin e vetëvrasjeve në shtet dhe më gjerë, veçanërisht nëse bëhet fjalë për personalitete publike, të cilët i marrin si shembull shumë njerëz.
Së këndejmi, roli i mediave gjatë raportimit për vetëvrasje është shumë i rëndësishëm. Ato kanë rol jashtëzakonisht të madh lidhur me atë se si do të raportojnë për këto tema, duke pasur parasysh atë që interesi publik duhet të jetë “alfa dhe omega” në praktikën gazetareske, dhe si rrjedhojë në mënyrë legjitime parashtrohet pyetja – pse të jetë me interes publik nëse dikush ka kryer vetëvrasje, përkatësisht nëse bëhet fjalë për rast të izoluar?
Objekt i interesit në mediat mund të jetë shkalla e vetëvrasjeve në shtet, nëse ajo rritet ose jo, ato kanë për detyrë që të konsultojnë ekspertë dhe të alarmojnë ku të drejtohen personat me sjellje suicide (vetëvrasëse) ose të afërmit e tyre të hulumtojnë se si rezultat i çka është shkalla e rritur eventuale e vetëvrasjeve, të gjejnë përgjigje për pyetjet nëse shteti ka resurse dhe numër të mjaftueshëm të personave mjekësorë për këto fenomene dhe të kërkojnë zgjidhje për problemin.
Të gjithë këto pyetje janë në domenin e interesit publik, kundrejt rasteve individuale të cilat mund t’u shkaktojnë dëm familjeve të të vdekurve dhe të nxitin raste të reja.
Pikërisht për këto shkaqe, para disa vitesh Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sektori për marrëdhënie me publikun në Ministrinë e Punëve të Brendshme u dakorduan që në buletinet policore ditore të mos përfshihen rastet e vetëvrasjeve. Tani për tani, këtë e respekton MPB-ja, por në media të caktuara ende mund të gjenden tituj dhe raportime senzacionaliste
Ndërkaq, mediat që transmetojnë lajme të tilla nuk e marrin parasysh rrezikun nga ajo që quhet “Kopiket” (Copycat), e i njëjti rritet nëse gazetarët tregojnë detaje në lidhje me atë se si është kryer vetëvrasja.
“I varur”. E tillë ishte faqja kryesore e Nju Jork Dejli njuz më 13 gusht 2014. Mbi shkronjat e mëdha, të cilat kanë plotësuar pothuajse një të tretën e faqes, qëndronte fotografia e komikut Robin Vilijams me shprehje të errët të fytyrës, i cili u gjet i vdekur në moshën 63 vjeçare.
Ky titull, siç vlerëson Uashington post, fatkeqësisht, ishte në kundërshtim me të gjitha rekomandimet më kryesore të Organizatës Shëndetësore Botërore dhe të ekspertëve për parandalim të vetëvrasjeve për atë se si duhet ta mbulojnë mediat vetëvrasjen, përfshirë edhe zvogëlimin e shkallës së vetëvrasjeve, e me qëllim të shmangies së motivimit të personave të caktuar që të kryejnë diçka të ngjashme.
Hulumtimet e mëvonshme treguan se lajmet për vdekjen e Uiliams kanë qenë të lidhura me pothuajse 10 për qind të rritjes së numrit të vetëvrasjeve në SHBA në pesë muajt vijuese, sipas studimit të publikuar në revistën PLOS ONE. Kjo rritje ka qenë veçanërisht e madhe te meshkujt në moshë nga 30 deri në 44 vjeç, shkalla e vetëvrasjeve të të cilëve është rritur pothuajse 13 për qind. Ende më e konsiderueshme ka qenë rritja prej 32,3 për qind e numrit të vetëvrasjeve, me qëllim për të tërhequr më shumë klikime dhe publik më të madh, duke mos menduar për pasojat të cilat megjithatë dolën nga hulumtimet e mëtutjeshme.
Lars Mehlum, drejtori i Qendrës Norvegjeze për Parandalimin e Vetëvrasjeve, atëherë për Uashington Post deklaroi se një numër i madh i gazetarëve aspak nuk e kanë përmendur numrin e madh të problemeve shëndetësore me të cilat ka luftuar Uiliams (si për shembull demenca), por kanë shfaqur "version të glorifikuar të ngjarjes".
“Kjo nuk është sipas udhëzimeve ndërkombëtare për raportimin mediatik për vetëvrasje. Një tjetër shkelje e këtyre udhëzimeve ishte raportimi eksplicit i metodës së vetëvrasjes. "Problemi me këto mënyra të raportimit të vetëvrasjes në rast të personalitetit të famshëm është, kuptohet, rreziku i vërtetë nga kopjimi i vetëvrasjeve, dhe duket se është vërtetuar përmes studimeve," deklaroi ai.
E njëjta gjë ndodhi edhe me vdekjen e aktores Merlin Monro, një vetëvrasje që u raportua gjerësisht në media, në detajet më të vogla, gjë që solli në rritje të numrit të vetëvrasjeve në periudhën që pasoi me 10-12 për qind.
Organizata Shëndetësore Botërore në udhëzimet e saj për vetëvrasje bën thirrje që të mos publikohen storie për vetëvrasje në pozita të shquara në mediat dhe të mos përsëriten pa nevojë. Në udhëzimet gjithashtu qëndron se nuk duhet të përdoren tituj sensacionalistë, nuk duhet të përdoret gjuhë që normalizon fenomenin ose e paraqet atë si një zgjidhje konstruktive, të mos përshkruhen në mënyrë eksplicite metodat, të mos publikohen detaje në lidhje me vendndodhjen dhe të mos përdoren kurrfarë fotografi dhe incizime.
Edhe neni 7 i Kodit të gazetarëve të Maqedonisë parasheh se “gazetarët do ta respektojnë privatësinë e personalitetin, përveç kur kjo është në kundërshtim me interesin publik.
Më tutje në këtë nen thuhet:
- Gazetari është i detyruar që të mos e respektojë dhimbjen dhe keqardhjen personale;
- E drejta e publikut për të qenë i informuar nuk mund të jetë arsyetim i nevojave për senzacion;
- Duhet të shmanget nxitje e interesit te publiku për përshkrime dhe detaje grafike për krime ose tragjedi të kryera;
- Raportet duhet të mbajnë llogari për familjen e viktimës, e të mos rritet dhimbja e tyre, por edhe të mos kontribuohet për njollosjen e tyre.
Është fakt se vetëvrasjet nuk mund të parandalohen gjithmonë, por raportimi i përgjegjshëm për vetëvrasjet mund të ndihmojë të edukohet publiku për këto ngjarje tragjike dhe për parandalimin e tyre, të ofrojnë zgjidhje për njerëzit në rrezik, ta zvogëlojnë stigmatizimin dhe të frymëzojnë dialog të hapur dhe pozitiv në këtë temë sensitive.