Megjithëse ato nuk janë të aprovuara në aspektin formal-juridik si mjete ndihmëse mjekësore, çet-botet janë në dispozicion 24/7 për të marrë mbështetje të personalizuar, madje edhe terapi biheviorale-kognitive.
Megjithatë, gjithë kjo ka dy anë, edhe anën pozitive edhe anën negative. Shfrytëzuesi i kësaj mënyre ndihet “i mbrojtur”, përkatësisht nuk duhet doemos që të flasë ballë për ballë për problemet e tij, e megjithatë mësohet të flasë për gjendjen në të cilën gjendet. Nga ana tjetër, shfrytëzuesit mund t’i vlerësojnë përfitimet e tyre terapeutike dhe t’i nënvlerësojnë kufizimet për shfrytëzimin e teknologjive të tilla, që gjithashtu mund ta përkeqësojë shëndetin e tyre mendorë.
Fenomeni i tillë mund të klasifikohet si “mashtrim terapeutik” ku shfrytëzuesit mund të konkludojnë se qëllimi i çet-boteve është t’u sigurohet kujdes i vërtetë terapeutik, madje edhe terapi.
Me çet-botet me inteligjencë artificiale, mashtrimet terapeutike mund të paraqiten në disa mënyra, varësisht nga praktikat e kompanisë dhe dizajnit të vetë teknologjisë për inteligjencë artificiale.
“Terapia biheviorale kognitive” mund të jetë shumë e gabuar sepse implikon se çet-botet mund të kryejnë veprimtari psikoterapike.
Jo vetëm që çet-botet nuk kanë shkathtësi, trajnim dhe përvojë të terapistëve njerëzorë, por etiketimi se mund të sigurojnë “mënyrë më ndryshe për mjekim” të sëmundjeve mendore nënkupton se çet-botet e tilla mund të përdoren si mënyra alternative për kërkim të terapisë.
Përveç kësaj, çet-boti nuk mund ta zhvillojë sjelljen e njëjtë terapeutike, siç munden me terapistë të kualifikuar, ndërsa nga ana tjetër, mund të formohet “lidhje terapeutike”, ku shfrytëzuesi sheh “këshilltar të tij” me çet-botin, megjithëse çet-boti në fakt nuk mund të formojë lidhje të tillë.
Megjithëse ekziston një numër i madh i përfitimeve, por me çet-botet që ndihmojnë në mirëmbajtjen ose përmirësimin e shëndetit mendor, duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Shëndeti mendor është mendja jonë, diçka është kaq unike, e prandaj vendosja “jo-njeri” për t’u ofruar zgjidhje njerëzve në gjendjen e tyre më vulnerabile, shpeshherë mund të jetë shumë e rrezikshme.
Përmes marketingut të sinqertë dhe vizitës së rregullt, shfrytëzuesit mund të bëhen më të vetëdijshëm për aftësitë e kufizuara terapeutike të çet-boteve dhe të inkurajohen të kërkojnë forma më tradicionale të terapisë, veçanërisht nëse bëhet fjalë për çrregullime më serioze mendore. Ajo që duhet bërë si hap përpara, gjithashtu, është që shfrytëzuesit të kenë informata të sakta për atë se si mblidhen, ruhen dhe si shfrytëzohen informatat e tyre.