Mbrojtja & Siguria Dixhitale
Eksperti: Erblind
2.5 - 4 orë
Pa pagese
Kursi online Mbrojtja & siguria dixhitale (MSD) është i dizajnuar për të ofruar një hyrje në bazat e sigurisë digjitale. Qëllimi i këtij kursi është që të përfshijë konceptet themelore të sigurisë kibernetike, vëzhgimin shtetëror, krimin kibernetik, si dhe mënyrat specifike se si të modeloni kërcënimet kibernetike përmes një platforme të zhvilluar nga Electronic Frontier Foundation - EFF.
Përmbeldhja e përmbajtjes së kursit:
- Çfarë është Siguria e Informacionit? Siguria e Informacionit. Kërcënimet e Informacionit. Masat e Sigurisë/Elementi CIA.
- Privatësia & Siguria. Nëse nuk keni asgjë për të fshehur, ju nuk keni asgjë për tu frikësuar? “Have I been pwned?” Kur të sakrifikoni privatësinë tuaj?
- Vëzhgimi shtetëror. Zbulimet e Snowden. Pse janë të rëndësishme të dhënat meta? Llojet e vëzhgimit shtetëror. Vëzhgimi i targetuar. First Draft’s “Essential Guide”. Vëzhgimi panoptik. Sistemi “Credit Score” i Kinës. Kapitalizmi i vëzhgimit. “Termet e Shërbimit. Nuk u lexuan”.
- Krimi kibernetik. GDP aktuale e shteteve të tjera. Softuerët malinj (malware). Llojet e softuerëve malinj. Çfarë duhet të bëni për të mbrojtur veten tuaj nga softuerët malinj? Inxhinieringu Social. Çfarë mund të bëni për t’u mbrojtur nga inxhinieringu social? “Udhëzuesi thelbësor” i EFF-së: “Shmangni sulmet Phishing”.
- Modelimi i Kërcënimeve. Korniza e modelimit të kërcënimeve.
- Hapat e ardhshëm. Mendimi në mënyrë holistike. Zgjedhja e softuerit të sigurisë. Lista e softuerit të besuar dhe të pabesë. Përdorimi i parimeve të sigurisë kibernetike. Kundërargumentet.
Me përfundimin e këtij kursi ju do të kontribuoni në fuqizimin e Shoqërisë Civile dhe do të jeni në gjendje të bëni zgjedhje më të sigurta!