Luftimi i dezinformimit
Eksperti: Beata Zwierzynska
40-60 minuta
Pa pagese
A e dini se çfarë është dezinformimi dhe cilat janë rreziqet që lidhen me të? Si t’i kundërvihemi? Dezinformimi duke qenë një fenomen i vjetër dhe i fuqishëm, është bërë gjithnjë e më ndikues falë përdorimit të medieve sociale dhe shpejtësisë, me të cilën mund të përhapet në çdo cep të botës. Dezinformimi ka sfiduar demokracitë, qeveritë, sistemet arsimore ose shoqërinë civile. Kohët e fundit, ne mund të shohim se si dezinformimi mund të fut frikën për vaksinat shpëtimtare, si dhe të shfrytëzojë tensionet, të krijojë kaos dhe mosbesim ndaj institucioneve dhe individëve.
Në këtë kurs do të mësojmë se si të bëjmë dallimin midis llojeve të ndryshme të dezinformimit dhe të shmangim kurthe të tilla si dhomat jehuese, polarizimin ose propagandën. Për më tepër, ne do të ndajmë me ju njohuritë dhe mjetet thelbësore për të trajtuar dezinformimin në mënyrë më efektive, p.sh., mikrotargetimi dhe strategjitë bindëse të komunikimit, ose si të ndërtojmë histori dhe narrativa të fuqishme. Më në fund, ambicia është që ju të bëheni të vetëdijshëm dhe të mësoni se si të bëheni rezistent ‘kur të vijnë për ju’.
Kursi është krijuar për të maksimizuar mësimin në ritmin dhe kohën tuaj. Uluni, relaksohuni dhe provojeni. Kur të mbaroni kursin, ne ju inkurajojmë ta ndani atë me familjen tuaj, miqtë, kolegët ose studentët tuaj.